Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ka kthyer përgjigje shoqatës së eksportuesve për rritjen e shqetësimit për rënien drastike të euros në javët e fundit që e ka çuar në pikiatë.

Guvernatori Gent Sejko thotë se tregu po i përgjigjet kërkesë-ofertës dhe përsërit se nuk do të ndërhyjë. Madje, sipas tij forcimi i lekut përballë euros ka dhënë efekte pozitive në ekonominë shqiptare.

Gjej me vend të theksoj se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.

Sa më sipër, në gjykimin tonë, trendi forcues i kursit të këmbimit shpjegohet nga përmirësimet strukturore në sektorin real dhe financiar te ekonomisë shqiptare.

Për keto arsye, forcimi i kursit duket se është, në tërësi, një shenjë e progresit të bërë nga ekonomia shqiptare në drejtim të rritjes së bazës dhe vëllimit të eksporteve, dhe jo premisë e dëmtimit të konkurrueshmërisë së tyre.

Inflacioni më i lartë dhe kushtet me të shtrënguara te financimit do të kishin një ndikim frenues mbi aktivitetin ekonomik” shprehet ai.