Mbrojtësi i Monzas në Serinë A, Armando Izzo është dënuar me 5 vite burg nga gjykata italiane si i përfshirë në trukimin e ndeshjeve të futbollit por dhe krim të organizuar.

Futbollisti u dënua me  burgim nga seksioni i VI penal i Gjykatës së Napolit për pjesëmarrje në organizatën mafioze “Camorra”, por dhe për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve si futbollist, shkruan “Skysport“.

Prokurori i Napolit, Maurizio De Marco, gjatë aktakuzës së tij kishte kërkuar për lojtarin napolitan të lindur në vitin 1992, 4 vite e 10 muaj burg.

Faktet për të cilat Izzo u dënua datojnë që kur ai luajti në Serie B për Avellino. Ndeshja në qendër të çështjes ligjore është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014.