Gati 40 mijë shqiptarë u shpallën non grata nga Bashkimi Europian përgjatë vitit të kaluar. Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se rreth 16 mijë shqiptarëve iu refuzuan hyrja në një nga vendet e unionit, ndërsa për 24 mijë të tjerë janë lëshuar urdhëra largimi nga një vend anëtar.

Refuzimi më i madh i hyrjes në Bashkimin Europian për shqiptarët ndodh në kufirin tokësor kroat, atë hungarez, kufirin grek si dhe me rrugë detare nga Italia.

Në krye të shtetasve që iu refuzua hyrja në BE qëndrojnë hungarezët me 28 mijë, ndërsa shqiptarët ndjekin direkt të dytët me 16 mijë të tillë.