Ka dalë dosja e plotë për çështjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Mësohet se ish-kryebashkiaku Dako është në hetim për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit.
“Fiqiri Faruku është biznesmeni që ka bërë ndërtimin. Janë të dyshuar për vepër penale shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Për Dakon hetimi ka nisur muaj më parë pas një kallëzimi të bërë për një pallat që u dëmtua rëndë dhe ka rezultuar se kompania me administrator shtetasit Fiqiri Faruku ka bërë këtë ndërtim, por kallëzuesit deklarojnë se pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti, dhe është bërë i pabanueshëm dhe kjo e konstatuar nga ekspertët se projekt-ndërtuesi nuk e ka ndërtuar në përputhje me kushtet teknike. Në vitin 2014 ka përfunduar e gjitha, por rezulton se punonjësit e Bashkisë së Durrësit përfshirë edhe Vangjush Dakon kanë legalizuar pallatin që ishte ngritur të paktën katër kate pa leje. Gjithashtu në dosje theksohet se Dako po hetohet për dy çështje të ndryshme. Bëhet fjalë për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, me vlerë 22 mln lekë, ndërsa theksohet se Dako është në hetim edhe për pallatin pa leje në qendër të Durrësit”, ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.
“Nëse pallati do të ishte shembur nga tërmeti mund të kishte humbje të jetëve njerëzore. Banorët në fillim pretendonin për veprën penale të vrasjes në tentativë. Por u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre. Kishte diskutime se SPAK mund të vepronte. Sipas informacioneve prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkese për caktimin e masave të sigurisë. Pati një rrjedhje të informacionit, por edhe një vëzhgim të Vangjush Dakos. Nga info, Dako nuk është larguar nga Durrësi dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë shtabeve elektorale. Që në momentin që Prokuroria bëri kërkesë për arrestim të tij, ishte nën vëzhgim nga policia.”, tha ajo.