At Nikolla Xhufka, kleriku ortodoks, që drejton Kishën e Fan Nolit në Elbasan, u bë ditën e djeshme protagonist i një skandali të pubikuar nga emisioni Piranjat, ku ai bisedonte për takime intime me një mashkull. ‘Prifti’ i vetëshpallur, pasi nuk njihet zyrtarisht nga Kisha Ortodokse Shqiptare, diskutonte për takime intime me një 40-vjeçar, ndërkohë që në të njëjtën ditë dilte në studio televizive, ku predikonte vlerat e familjes, dhe shprehej kundër lidhjeve të së njëjtës gjini.
Në një reagim pas emisionit, At Nikolla Xhufka shprehet se prej kohësh është vënë në sulme të vazhdueshme nga qarqe greko-serbe në Shqipëri, për shkak të qëndrimeve që ai mban për hapjen e një kishe ortodokse shqiptare.
“Që prej angazhimit tim me ortodoksët shqiptarë të Kosovës, ndaj meje dhe ndaj Kishës së Fan Nolit ka filluar një sulm nga Rusia, dhe Greqia. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB më ka cituar mua, si rrëmbyes të kishave në Kosovë, janë ngritur dy padi kundër meje, një në Kosovë, dhe një në Tiranë, nga Janullatos. Paralelisht kanë vepruar dhe levat serbogreke, ndaj meje janë ngritur një sërë shantazhesh e montazhesh, nga një televizion gjobaxhinjsh.
Ju drejtohem partive dhe mediave që i shërbejnë Janullatosit, që unë At Nikolla Xhufka nuk tërhiqem, çdo njeri ka jetën e tij private. Mos iu dëshpëroni dhe mos u merakosni, ku TV është paguar nga njerëz me pozita fetare dhe politike, unë jam këtu dhe jam këtu, në shërbim të shqiptarëve ortodoksë. Iu drejtohem të gjithë atyre që dhe lekë nuk kam për të paguar, qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, thotë At Nikolla Xhufka në një deklaratë të bërë publike në faqen e tij në rrjetet sociale.
Gjatë videos që u publikua në emisionin Piranjat, At Nikolla Xhufka, jo vetëm që pranonte që të bënte takim intim me 40-vjeçarin, por hidhte dhe idenë e orgjive, duke ftuar një person të tretë.