Shërbimi sekret amerikan CIA, ashtu edhe ushtria amerikane informuan qeverinë federale dhe shtetet e tjera të NATO-s gjatë të premtes se bazuar në informacionet e reja, ekziston frika se sulmi mund të ndodhte të mërkurën”. Lajmi i “Der Spiegel” për nisjen e luftës Rusi-Ukrainë alarmoi të gjithë botën.

Por cfarë po ndodh tani që konflikti është vetëm një hap larg? A do të nisë lufta të mërkurën? Ilir Kulla, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” u shpreh se Vladimir Putinit i duhet rezultati në tavolinë, pasi sipas tij lufta është ekonomike.

“Nuk ka luftë të mërkurën. Mund të ketë më vonë, por jo të mërkurën. Lufta e parë që po bëhet është ajo propagandës, terror në të gjitha anët.

Përsa kohë diplomacia shkon dhe vjen në këto vende. Përsa kohë palët flasin nuk ka luftë. Nëse do të ketë luftë, nuk do të jetë me ushtarë në llogore, lufta është ekonomike. Këtu ke të gjithë ushqimet, drithërat që prodhon Ukraina, pa futur Rusinë.

Nëse këta vendosin të mos eksportojnë më, automatikisht çmimet e ushqimeve, mishit, nën produktet, bukën, i gjithë tregu i BE-së shkon me 100% rritje dhe qeveritë e kanë të pamundur të përballen, pa përfshirë gazin dhe naftën.

Kjo është fuqia shantazhuese e Rusisë. Nëse do të ketë luftë, kush do ta bëjë. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin e Ukrainës, por zgjerimin e NATO-s.

Prandaj është e pamundur që të fillojë lufta, pasi ka impakt për të gjithë botën. Nuk mendoj se Putin do të nisë luftën, por të shfrytëzojë, duke shantazhuar Perëndimin.

Putin e do fitoren në tavolinë. Pika kryesore, që ai do është NATO të mos zgjerohet në Ukrainë” tha Kulla.

Por si do të ndikonte një konflikt në Ukrainë, në Ballkan? “Nëse do të ndodhin në të njëjtën kohë, Kina me Tajvanin, Republika Srpska dhe Ukraina, Rusia me Bosnjën do të shtanzhonte BE, “mos u përzini se ua bëra çorap Ballkanin” tha ai.

Kulla shprehet se “më shumë se një luftë të Tretë Botërore, shikoj një luftë të parë me karater ekonomik dhe kibernetik” tha Kulla.

Por cili është roli i Shqipërisë në këtë konflikt? “Modeste. Këshilli i Sigurimit ka dalë nga funksioni që kur u vendos bombardimi i Serbisë, Irakut dhe konfliktet e Lindjes së Mesme.

Shqipëria ka një rol maksimal për historinë e vet, por jo për konfliktin. Shqipëria do të mbajë anën e SHBA-së, por do të ketë rol modest” përfundoi ai.