Te oligarkët Kastrati dhe Salillari 5 euro bëjnë ende 660 lekë, si po vidhen shqiptarët ditën për diell te Rruga e Kombit

Euro e mbylli javën me një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 105.62 lekë.

Krahasuar me një vit më parë kursi i këmbimit ka rënë me 12.1%.

Por, duket se kjo “fundosje” e euros nuk njihet tek trarët e vendosur nga koncesionari i “Kastrati Group”, kompani e oligarkut Shefqet Kastratit, në vjeljen e taksës për automjetet.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, për një veturë ku taksa është 5 euro, mbahen 660 lekë.  Pra, nëse t’i shkon me euro me vete, paguan vetëm 5 euro, por nëse ke lekë shqiptare, tarifa është fikse 660 lekë.

Sipas kontratës, ky kurs është caktuar në momentin e fillimit të mbledhjes së tarifës edhe pse shqiptarët kanë rreth 4 vjet që nuk u duhet të paguajnë 132 lekë për të blerë 1 euro.

Pra, siç shihet me kursin aktual mbahen mbi 100 lekë më shumë. Kjo është një grabitje e pastër që bëhet nga xhepat e qytetarëve shkruan DuaLajme.

Te oligarkët Kastrati dhe Salillari 5 euro bëjnë ende 660 lekë! Si po vidhen shqiptarët ditën për diell te Rruga e Kombit
Te oligarkët Kastrati dhe Salillari 5 euro bëjnë ende 660 lekë! Si po vidhen shqiptarët ditën për diell te Rruga e Kombit

Paguhen tre herë për të njëjtën punë

Oligarkët Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari marrin disa herë para nga xhepat e qytetarëve shqiptarë për kryerjen e një pune në koncesionin e Rrugës së Kombit.

Vjedhje e hapur, oligarkët Kastrati e Sallillari paguhen tre herë për të njëjtën punë
Vjedhje e hapur, oligarkët Kastrati e Sallillari paguhen tre herë për të njëjtën punë

Rruga e parë është përmes traut të famshëm të vendosur në Kalimash, ku shqiptarë të Shqipërisë e të Kosovës paguajnë minimalisht 5 euro për çdo kalim. Sipas bilanceve të dorëzuara nga vetë koncesionare, të ardhurat vetëm nga biletat e kalimit shkojnë nga 15 deri në 20 milionë euro në vit.

Rruga e dytë është përmes kontratës së nënshkruar me Qeverinë shqiptare, ku koncesioni financohet pjesërisht nga Kastrati dhe Salillari dhe pjesërisht nga buxheti i shtetit.

Rruga e tretë është përmes tenderave të majmë që marrin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky i fundit doroviti Salillarin me 182 milionë lek, ose rreth 1.7 milionë euro në një tender ku morën pjesë tetë kompani të tjera dhe ku oferta më e ulët ishte 99 milionë lek, ose 33 për qind më e ulët se ajo e Salillarit.

Tenderi bën fjalë për punimet e parandalimit të gërryejes së rrugës nga lumi i Matit në kilometrin e nëntë të Rrugës së Kombit, një zonë me gjatësi deri në 200 metra.

Kjo do të thotë se punimet janë pjesë e mirëmbajtjes së kësaj rruge, që u dha me koncesion pikërisht për ta mirëmbajtur Kastrati dhe Salillari me të ardhurat që sigurojnë nga trau i vendosur në këtë rrugë.

Vetë kontrata thotë se objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari duhet të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Performanca financiare e koncesionarit ka tejkaluar planifikimet që prej vitit 2019, ndërsa detyrimet që ka Kastrati dhe Salillari nga kjo kontratë realizohen përgjysmë, si në rastin e vitit 2019-të.

Për ta përforcuar këtë mjafton si shembull ura mbi Lumin e Drinit, ndërtimi i së cilës u mor përsipër nga Kastrati e Salillari dhe që në bazë të kontratës duhej të kishte përfunduar në vitin 2021. Sot jemi në 2023 dhe ura është larg përfundimit./GazetaJone

Kastrati Salillari Rruga Kombit Kastrati Salillari Rruga Kombit