Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të komentojë video skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës.

Teksa mori pjesë në konferencën për diskutimin e projektligjit të PD për minimumin jetik, Berisha tha se sot nuk është momenti për të folur për një temë të tillë.

Ai nënvizoi se mund të flas në një moment tjetër, dhe i kërkoi mediave të fokusoheshin tek tema që ishin mbledhur.

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por nuk kam ndërmend  të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po,” tha Berishal.

Kujtojmë se mesditën e 16 Qershorit 2023 u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.

Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte pasur një marrëdhënie intime.