
Pak ditë më parë në Itali u godit grupi kriminal i Ergys Dashit, shqiptarit që u ekzekutua në janar të këtij viti në Ekuador. Dy muaj pas vrasjes së tij, në Torino u zhvillua një operacion që solli arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë, por edhe italianë.
Pas hekurave janë 11 shqiptarë; Astrit Bajraktari, Mariglen Haderi, Rako Plaku, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Stivi Filolli, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Rigels Yzeiraj si dhe Alban Yzeiraj.
Stivi Filolli u arrestua sot në Tiranë dhe pritet që të ekstradohet në Itali. Ergys Dashi ishte organizatori i trafikut të drogës, kokainës nga Amerika Latine në Europë.