Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në rritje, me shtete si Kina apo India që përfaqësojnë rritjen më të lartë.

Studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes së popullsisë do të prekë Afrikën, ku në vitin 2019, mesatarja për një grua në Niger ishte 6 fëmijë.

Advertisement
Sipas të dhënave të OKB-së, këto janë shtetet që po shpopullohen me ritmin më të shpejt.

Të dhënat janë akumuluar për të projektuar ndryshimet nga viti 2020 – 2050.

Shumë nga këto shtete gjenden në Evropën lindore dhe fatkeqësisht Shqipëria është mes tyre. Arsyeja kryesore për këtë është ulja e lindjeve, që është një problem në rritje në rajon, ku mesatarja 2.1 fëmijë për grua në vitin 1988, ra në 1.2 fëmijë në vitin 1998.

Emigrimi është gjithashtu një arsye kryesore që ka prekur këtë rajon, si dhe zgjerimi i Bashkimit Europian.

Japonia

Japonia është një nga ato shtete ku lindshmëria ka rënë vazhdimisht që nga viti 1970. Si pasojë e nivelit të ulët të lindjeve, ky ishull ka edhe moshën më të lartë mesatare – që është 49 vjeç.

Kuba

Kuba është gjithashtu një nga këto shtete, ku mesatarja prej 1.7 fëmijë për çdo grua është më e ulëta në të gjithë Amerikën Latine.