900-0-1704115212xuntitled-design-2024-01-01t142004424-149-752x440-1

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Tiranë ditën e parë të Vitit të Ri. Ngjarja ndodhi jashtë xhamisë së Xhurës. Saimir Xhafa qëlloi me armë zjarri në bark Agim Jazajn duke e lënë të plagosur. I plagosuri është në spital, autori vijon në arrati.

Konflikti mes tyre dyshohet se ishte i hershëm. Dyshohet se autori e fyente dhe bullizonte gjithë kohën Jazajn, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.

Ditën e ngjarjes dyshohet se konflikti ka nisur brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.