Një tjetër aksident fatmirësisht pa probleme në njerëz, ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, një makinë është kthyer përmbys.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në rrugën ‘Llazar Shapatini’, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.