E keni vënë re që disa njerëz duken gjithmonë të pakënaqur/të palumtur? Kjo thjesht sepse kanë kultivuar në vete disa sjellje të caktuara që i bëjnë të ndihen të tillë.
Në fakt lumturia është çështje perceptimi dhe patjetër që duhet të dini se ka vetëm momente të tilla që nuk zgjasin përgjithmonë. Ekziston një lloj lumturie, e cila nuk bazohet tek arritjet në jetë, por tek vlerësimi i gjërave. Që do të thotë: të mësosh të jesh i kënaqur me njeriun që je, në vendin ku je dhe me çfarë zotëron në atë moment të jetës. Pra vlerësoni gjërat e bukura në jetën tuaj.
Çfarë ju pengon për të mos e bërë këtë? Pse nuk ndiheni kurrë të kënaqur?
1. Ti krahasohesh me të tjerët vazhdimisht
Eshtë shumë e vështirë të jesh i kënaqur me gjërat që ke nëse vazhdimisht do të krahasosh jetën tënde me të të tjerëve apo eksperiencat e dikujt tjetër me të tuat. Secili ka rrugën e tij në botë. Spektri i krahasimit është i pafundëm dhe gjithmonë do të ketë shembuj të tjerë që mundin atë paraardhës, prandaj harrojini. Në vend të kësaj mësoni të pyesni veten: Çfarë ka qenë e mirë në jetën time deri tani? Përgjigjen thuajeni me zë të lartë dhe nisni të vlerësoni atë që vlen vërtetë.
2. Për ty fajin e kanë gjithnjë të tjerët
Këta njerëz mendojnë që gjërat e këqija i ndodhin vetëm atyre pasi krejt papritur njerëzit i lëndojnë pa të drejtë. Nuk kanë (ose nuk e përdorin) nuhatjen për të kuptuar çfarë po shkon keq në një marrëdhënie apo situatë që në fund i bën të zhgënjehen. Për këta njerëz faji është gjithnjë i të tjerëve. Nëse e shihni nga kjo perspektivë është e pamundur t’i ndryshoni episodet negative që ju ndodhin shpesh. Kur kupton që faji gjithnjë është dypalësh, nis të ndryshosh tek vetja sjellje të cilat kanë kontribuar në marrëdhëniet e vështira.
3. Bëhu më i pranueshëm
Të jesh fleksibël, apo të praktikosh pranueshmërinë të ndihmon t’ja dalësh mban më mirë gjatë situatave të vështira. Pyetje të tilla si: “pse duhet të më ndodhte mua kjo”, thjesht sa shtojnë panikun dhe nuk çojnë asgjëkundi. Në vend të kësaj pyesni veten: “Si t’ja bëj tani që ta zgjidh këtë?” apo “Kë të telefonoj për të më ndihmuar t’ja dal?” Mendime të tilla do t’ju çonin larg nga negativiteti ku mund të keni ngecur.
4. Po jetoni të shpërqëndruar
Gabimi tjetër i atyre që krahasohen me të tjerët është shpërqëndrimi. Duke qenë gjatë gjithë kohës i hallakatur, ti nuk jeton me realitetin dhe situatën aktuale, gjë që rrjedhimisht të bën të kesh mendime të ndryshme brenda një kohe shumë të shkurtër duke të konfuzuar kështu gjatë gjithë kohës. Studimet kanë treguar se shpërqëndrimi konstant jua bën të vështirë të gjeni kënaqësinë tek gjërat e vogla si dhe të ndiheni të lumtur. Ndonëse objektivi “do të jem i lumtur kurrë..” flet për një qëllim që duhet të arrini, mund t’ju shkëpusë nga gjërat e mira aktuale që keni në të tashmen. Do të ndiheni më të qetë, më produktiv dhe më pak në ankth.