Veshkat janë organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, poshtë zgavrës abdominale. Veshkat luajnë rol të rëndësishëm në sekretimin e disa hormoneve dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Mund t’i krahasonim me një rrjetë që filtron gjithçka dhe pengon hyjen e elementeve toksike në organizëm.
Por kjo rrjetë mund të shpërbëhet dhe të humbasë vetitë e saj mbrojtëse si pasojë e veprimeve të dëmshme.
Më poshtë do ju listojmë 4 prej tyre:
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Një ndër faktorët e përditshëm që çon në dëmtimin e veshkave është mospirja e rregullt e ujit. Uji është shumë i rëndësishëm pasi hidraton, detoksifikon dhe eleminon toksinat e ndryshme nga gjaku. Dehidratimi rrit rrezikun e infekisoneve dhe mund të krijojë gurë në veshka.
Hani shumë kripë
Konsumi i tepruar i kripës dëmton veshkat dhe sistemin kardiovaskular. Ngrënia e ushqimeve shumë të kriposura rrit tensionin e lartë të gjakut dhe pengon eleminin e toksionave nëpërmjet urinës. Zëvendësoni kripën e jodizuar me kripë deti, kripë Epsom dhe kripë Himalajesh.
Hani shumë mish të kuq
Mishi i kuq përmban shumë vlera ushqyese, por nëse e teproni me ngrënien e tij rrezikoni të krijoni probleme me shëndetin e veshkave. Mishi i kuq përmban nivele të larta purinë, një proteinë që sekreton yndyrën në veshka dhe e e bën më të vështirë heqjen e toksinave.
Mbajtja e urinës
Të gjithëve na ndodh të kemi nevojë të shkojmë në tualet në mesin e një takimi të rëndësishëm ose ceremonie të caktuar, por e mbajmë veten pasi nuk duam të bëjmë figurë të keqe. Mbajtja e urinës duekt e parrezikshme në fillim, por mund të çojë në inflamacion të veshkave pasi rrit presionin në traktin urinar tuaj dhe ndikon në të dy veshkat dhe fshikëz.