Në dy ditët e fundit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur rreth 30 procedura tenderuese, me një vlerë totale prej mbi 50 milionë euro.
Të dhënat janë publikuar në datat 14-15 Tetor 2024 në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike dhe procedurat pritet të zhvillohen gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor të këtij viti.
Në morinë e tenderave ka turi-lloj shërbimesh, të cilat nisi nga ato seriozet, siç është përmirësimi i Sistemit të Thesarit e deri tek ato që duken si luks i tepruar, siç është sistemi për Kadastrën e Vreshtave apo për qendërzimin e biletave të muzeve.
Natyrisht, në një botë që shkon drejt dixhitalizimit, çdo shërbim on-line është një lehtësi për administratën publike.
Por, për një vend si Shqipëria, ku nevojat bazike të qytetarëve janë shumë larg “botës fantastike on-line”, shpenzimet marramendëse “alla-NASA”, e kanë shndërruar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në një gropë thithëse të dhjetra e qindra miliarda lekëve nga Buxheti i Shtetit.
Tenderat e AKSHI-t kanë qenë shpesh në qendër të kritikave publike, për shkak të procedurave të dyshimta, faturave të fryra dhe shpalljes fitues të një grushti të vogël kompanish, për të cilat ka dyshime se janë të lidhura me qeverinë.
“Boldnews.al” ka kryer një përmbledhje të tenderave të shpallur së fundmi nga AKSHI. Për saktësi, janë 29 procedura të prokurimit publik, për një shifër totale prej 5.411.513.152 lekë të reja.
Procedura me fondin limit më të lartë është ajo për “Implementimin e infrastrukturës së qendërzuar hardëare”, me vlerë 715.745.660 lekë të reja. Kjo procedurë është rishpallur, pasi tenderi i mëparshëm dështoi për shkak se nuk kishte oferta të përshtashme.
Në top-listën e tenderave më të fundit të AKSHI-t janë edhe “Sistemi i menaxhimit pa letër të administratës”, me fond limit 575 milionë lekë të reja, “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”, me fond 541 milionë lekë, si edhe “Sistemi i qendërzuar i gjobave”, me fond 300 milionë lekë.
Në vijim është lista e plotë e tenderave të njoftuar nga AKSHI në Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike, në datat 14-15 tetor 2024.
- Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware 745.660 ALL
- Rinovimi i mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë të implementuara pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit 040.000 ALL
- Riauditimi dhe ricertifikimi për standardet ndërkombëtare ISO 37001, ISO 27001, 9001, 20000-1 dhe auditimi për konformitet ndaj eideas për shërbimet e besuara 78,000,000 ALL
- Përmirësimi i sistemit të financiar dhe inventarizues për Policinë e Shtetit- për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit 166,666,666 ALL
- Ngritja e sistemit të menaxhimit të informacionit për Akademinë e Sigurisë Publike – eAkademia-për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit 166,666,666 ALL
- Përmirësimi i sistemit të trajtimit të aplikimeve për qytetarët dhe subjektet tatimpagues- për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit 158,333,333 ALL
- Permiresimi i sistemit te menaxhimit te informacionit te kadastres së vreshtit 41,666,666 ALL
- Pajisje me elemente të sistemit të sigurisë elektronike në repartin Ushtarak nr. 6630 41,666,666 ALL
- Blerje licencash specifike softëare për sektorin e IGJIU-së 17,582,500 ALL
- Ndërtimi i GIS-it Kombëtare për Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor 91,666,666 ALL
- Permiresimi dhe mirembajtja e sistemit të administrimit të dokumentave (SAD) – MM 75,000,000 ALL
- Mirëmbajtje e sistemit të lejeve të drejtimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor 40,000,000 ALL
- Sistemi i qendërzuar i gjobave – Ngritja e Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave për Institucionet Shtetërore 300,000,000 ALL
- Përmirësimi i Sistemit të Integruar Mjedisor 191,666,666 ALL
- Mirëmbajtja e Sallës së Monitorimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve 100,000,000 ALL
- Implementimi i Sistemit Menaxhimit të Dokumenteve Elektronike dhe arkivës elektronike 2.0 dhe site sekondar – Administrata pa letër, faza EDRMS 575,000,000 ALL
- Përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) 146,666,666 ALL
- Përmirësimi i Platformës së Shërbimit Konsullore Online 120,833,333 ALL
- Permirsimi i Sistemit te Vizes Elektronike 146,500,000 ALL
- Mirëmbajtja e sistemit të digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare 244,800,000 ALL
- Mirëmbajtje e sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile 198,333,333 ALL
- Biletimi Qendror Online për Muzete dhe Sitet e trashëgimise Kulturore. Përmirësimi i sistemit të biletimit elektronik dhe plaftorma e shitjes së biletave 166,666,666 ALL
- Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Shërbimit Social 108,333,333 ALL
- Permiresimi i Sistemit Shqiptar te Integruar te Informacionit ne pyje(ALFIS) 149,678,333 ALL
- Permiresimi i Sistemit te Thesarit 541,666,666 ALL
- Asistenti Virtual 275,000,000 ALL
- Blerje Servera dhe fireëall për Autoritetin Kombëtar Për Sigurinë Kibernetike 20,000,000 ALL
- Ngritja e sistemit të menaxhimit të informacionit për MBZHR 208,333,333 ALL
- Sistem për menaxhimin e proceseve të punës të ISHTI 95,000,000 ALL