Përfundon dënimin dhe lirohet nga qelia Alda Klosi.
Klosi u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj burg që me gjykim të shkurtuar i takonte 20 muaj.
Nderkohë pas lirimit do të qendrojë në arrest shtëpie për akuzën e dytë te pastrimit të parave, derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.
Ish-funksionarja gjatë kohës kur Ministria e Financave drejtohej nga Arben Ahmetaj u gjet fajtore për mos deklarim të të ardhurave, një krim i zbuluar pas denoncimit se banesa e saj ishte vjedhur.
Për Klosin, prokuroria kërkoi dënimin me 2.6 vite burgim, ndërsa deklaroi se kishte kryer analizën financiare, por rezultoi se shuma prej gati 500 milionë lekë shume nuk provohet nga burime të ligjshme. Ndaj ish-zyrtares nuk u ngrit akuza tjetër për të cilën u hetua, ajo e pastrimit të parave.