Ajo ka gjithçka, nga bukuria te suksesi. Ajo punon shumë në çdo gjë që bën, duke përfshirë një marrëdhënie që nuk i meriton përpjekjet e saj. Ne ose e kemi parë këtë vajzë ose kemi qenë vetë ajo. Vajzat që qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme nuk e bëjnë këtë sepse nuk janë të zgjuara ose nuk dinë të gjejnë më mirë. Ato e dinë thellë se logjikisht marrëdhënia e tyre nuk është aty ku duhet të jetë. Megjithatë, edhe pse vajza të zgjuara, të mençura dhe me vetëbesim, ka disa arsye të thella psikologjike që i mbajnë të mbërthyera në marrëdhënie jo të shëndetshme.
1.Çështje të pazgjidhura të fëmijërisë – Nuk mund të mohohet se sa më të sigurta, të qëndrueshme dhe të shëndetshme të jenë marrëdhëniet tona të fëmijërisë me prindërit, aq më të mira janë edhe marrëdhëniet tona romantike si të rritur. Ne e formojmë kuptimin tonë të parë të dashurisë, komunikimit dhe besimit përmes ndërveprimit tonë me prindërit tanë. Për një vajzë të re, lidhja që ata ndërtojnë me babanë e tyre mund të parashikojë llojin e marrëdhënies që do të kenë më vonë me burrat. Për shembull një baba që mungon, mund të shkaktojë ndjenja braktisjeje që vajza e tij i plotëson më vonë përmes një marrëdhënieje të varur pa e kuptuar. Vajzat gjithashtu mund të mësojnë të normalizojnë sjelljen e keqe si një temperament, duke besuar se nëse babai i tyre mund të jetë i zemëruar dhe ende i do, atëherë ato duhet të lejojnë të njëjtën gjë për partnerin e tyre. Ekziston gjithashtu një besim në psikologji se ne ndonjëherë shpresojmë të përsërisim modele toksike në marrëdhëniet tona në kërkim të përgjigjeve. Për shembull, një vajzë mund të përfundojë në një marrëdhënie me një djalë që i kujton të atin, duke shpresuar në mënyrë të pandërgjegjshme se mund të rregullojë pjesët e vetes ose marrëdhenien.
2.Etja për sfidë – Në një botë ideale, ne thjesht duam të ndihemi të dashur dhe të sigurt, por asnjë pjesë e botës në të cilën jetojmë nuk është ideale. Jemi të kushtëzuar të bëjmë sa më shumë që të mundemi për të arritur standarde më të larta jetese dhe suksesi. Një vajzë e zgjuar për të qenë e suksesshme, do të duhet të vendosë sfida për veten dhe të punojë pa u lodhur për t’i arritur ato. Është e vështirë të ndash këtë mentalitet nga marrëdhëniet. Kur kjo lloj vajze e gjen veten në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të rehatshme, ajo mund ta shohë atë të mërzitshme ose frikësuese sepse nuk e sfidon. Mund të ndihet sikur është joreale, ose e ka të vështirë të besojë se do të zgjasë. Duhet shumë kohë për të rindërtuar këtë mentalitet dhe besim në një marrëdhënie të shëndetshme.
3.Mungesa e dashurisë për veten – Fatkeqësisht, shumë vajza që e shohin veten të tërhequr nga marrëdhëniet e pashëndetshme janë vajza që nuk ndihen mirë me veten. Ne priremi t’i projektojmë pasiguritë tona te të tjerët. Kjo nuk do të thotë se këto vajza përfundojnë me djem që pasqyrojnë të metat që ato kanë frikë tek vetja. Do të thotë se ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë. Edhe vajzat e zgjuara mund të bindin gabimisht veten se nuk janë mjaftueshëm për tu dashur, se pesha që kanë fituar i bën ato të padëshirueshme ose suksesi i tyre bën që djemtë të frikësohen. Kjo mund ta bëjë të vështirë për ta të besojnë se dikush tjetër mund t’i dojë më mirë.
4.Frika ekzistenciale njerëzore nga vetmia – Ka kaq shumë vajza që jetojnë me frikën se nuk do ta gjejnë kurrë personin e tyre. Në psikologji, ekziston një besim ekzistencial se njerëzit vijnë në botë vetëm, por janë të frikësuar se mos e lënë atë në të njëjtën mënyrë, kështu që ata kalojnë tërë jetën e tyre duke u përpjekur të mashtrojnë vdekjen duke mbushur boshllëkun e saj me një partner. Edhe vajzat e zgjuara ndihen të vetmuara. Është në natyrën e një vajze të dashurojë dhe të dojë që ta dashurojnë. Megjithatë, ajo dëshirë ose nevojë mund të jetë aq e madhe saqë i shtyn në një marrëdhënie ose i bën të qëndrojnë në diçka që nuk është e mirë për to, sepse mendojnë se është akoma më mirë sesa të mos e kenë fare.
5.Kushtet toksike të normalizuara – Sa më shumë të përsëritet një model sjelljeje, aq më shumë normalizohet në një pikë ku edhe vajzat e zgjuara nuk mund të shohin më se çfarë nuk shkon me të. Kjo për shkak se marrëdhëniet e pashëndetshme nuk fillojnë gjithmonë me shenja të dukshme. Zakonisht fillon shumë pak me një kritikë këtu dhe mungesë kompromisi atje derisa të bëhet plotësisht një marrëdhënie toksike egoiste e pabalancuar. Me kalimin e kohës edhe vajza e zgjuar mban shpresën për një të ardhme më të mirë, me potencialin që sheh tek partneri i saj ose kujtimet e kohërave më të mira.
6.Presioni – Vajzat përballen me një presion të madh. Ato janë të kushtëzuara që në moshë të re të besojnë se një nga qëllimet e tyre është të martohen dhe të kenë fëmijë. Gjithashtu u thuhet se duhet ta bëjnë këtë para një moshe të caktuar teksa janë ende të reja. Kjo mund t’i bëjë ato të ndihen sikur po vrapojnë me kohën sa më shumë t’i afrohen pritshmërive të shoqërisë. Edhe vajzat e zgjuara nuk duan të përjashtohen dhe i nënshtrohen të njëjtave presione.