Është e mundur të bëni ushtrime në mëngjes që do t’ju vendosin në një gjendje të mirë fizike dhe mendore për pjesën tjetër të ditës tuaj. Dhe nuk ka nevojë të ‘torturoni’ veten me një stërvitje intesive. Mund të bëni disa ushtrime të thjeshta dhe të shpejta, madje edhe pa lëvizur nga shtrati në mëngjes.
1. Poza e fluturës
Poza e fluturave është një pozicion i shkëlqyeshëm që ju ndihmon të relaksoheni, të meditoni dhe në përgjithësi të ndiheni më të ekuilibruar.
Ndërsa shtriheni mbi shpinë, nxirrni dhe përkulni gjunjët. Këmbët tuaja duhet të prekin njëra-tjetrën. Vendosni njërën dorë mbi stomak dhe një dorë në gjoks. Mbani frymën për disa momente, dhe pastaj nxirreni ngadalë jashtë. Përsëriteni 10 herë.
2.Pompa për të aktivizuar fuqinë ose ‘plank’
Pompat janë shumë të efektshme. Ato forcojnë barkun, shpinën dhe shpatullat:
Balanconi parakrahët tuaj, në vend të duarve. Ngrini trupin dhe mbani një vijë të drejtë nga koka deri tek thembra. Mbajeni këtë qëndrim për 20 sekonda dhe merrni frymë në mënyrë të qëndrueshme. Pushoni për 30 sekonda. Përsëriteni 3 herë.
3.Qëndrimi si një fëmijë i lumtur
Poza e lumtur e fëmijës ju ndihmon të zgjasni këmbët dhe të forconi shpinën. Është shumë e thjeshtë:
Shtrihuni në shpinë. Ngrini gjunjët lart. Kap këmbët rreth zonës së gishtave të mëdhenj dhe fillo të tërheqësh gjunjët drejt gjoksit. Qëndroni në këtë pozë për 5-10 frymëmarrje.
4.Gjysmë ura
Gjysma-urë do të forcojë dhe do të zgjasë të gjithë trupin tuaj.
Shtrihuni në shpinë, vendosni këmbët në shtrat, me gjunjët e përkulur. Ngrini kërcinjtë e këmbës derisa trupi të bëjë një vijë të drejtë. Ndaloni për 30 sekonda, duke e mbajtur lart shtyllën tuaj dhe pastaj ngadalë uleni. Përsëriteni 3 herë.
5. Ngritja e këmbëve
Ngritja e këmbëve do t’i forcojë muskujt tuaj të barkut dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.
Shtrihuni në shpinë. Ngrini këmbën e djathtë, duke u pozicionuar 90 gradë dhe mbani frymëmarrjen. Ngadalë uleni këmbën poshtë. Përsëriteni 10 herë për secilën këmbë.
6.Ushtroni qafën dhe krahët
Është e rëndësishme në ditët e sotme të kujdesemi për qafën dhe shpatullat tona edhe më shumë, sepse kalojmë shumë kohë para kompjuterit. Ushtrimi më i thjeshtë për këtë është të përkulni kokën në anët e ndryshme me dorën tuaj, duke mbajtur qafën me dorën tjetër, siç tregohet më sipër në vizatim.