E dashur DEIDRE: Partneri im dhe unë jemi mes të 60-tave, por ai shikon vajzat e reja në internet dhe kjo më bën xheloze.
Kështu e nis rrëfimin e saj gruaja për rubrikën “Der Deidre” të “The Sun”.
Ne jemi së së bashku që tetë vjet. Marrëdhënia jonë është e lumtur dhe e afërt dashur, ai më trajton shumë mirë.
Por, atij i pëlqen të shikojë pornografi në internet. Kur shikoj historinë e tij, janë gjithmonë gra shumë të reja – asgjë e dyshimtë, por shumë rinore.
Në moshën time, unë nuk jam si në fillimi edhe pse njerëzit thonë se unë ende dukem mirë.
Megjithatë, nuk mund të konkurroj me 19-vjeçaret, me flokët e tyre të gjatë e të trashë, trupin e tendosur dhe gjoksin e lartë e të plotë.
Më bën të pyes veten nëse të dashurit tim i dukem vërtet tërheqëse apo do të preferonte të ishte me dikë më të re.
DEIDRE PËRGJIGJET: Kërkimi i grave shumë më të reja, tërheqëse sigurisht që nuk do të thotë që i dashuri juaj nuk ju do shumë.
Këto vajza janë vetëm një fantazi për të, sikurse një grua e moshuar që admiron Robert Pattinson.
Por, nëse e ju duket shqetësues zakoni i tij i pornografisë, duhet të flisni me të se si po ju bën të ndiheni dhe të merrni sigurinë e tij.