Dashi: Dashuria mund të jetë një udhëkryq. Ndonjëherë ju duhet të ndaloni dhe të kuptoni se në cilën rrugë po shkoni. Në punë ka probleme, por gjithçka mund të zgjidhet.
Demi: “Ah dashuri, dashuri”, sa shumë na bën të dëshpërohemi. Por mos kini frikë, yjet janë në pozicionin e duhur. Në punë, guximi mund të jetë çelësi i suksesit.
Binjakët: Një konfirmim i ri që të ndash jetën me dikë, ndikon që të përmirësosh gjërat me të. Dashuria do ta rregullojë ditën tuaj. Në punë mund të ketë momente dëshpërimi, por në fund të ditës gjithçka do të shpërblehet.
Gaforrja: Edhe nëse duket se nuk ka shpresë, shpirti binjak mund të gjendet. Situata e punës mund të jetë më e mirë, por edhe më keq.
Luani: Një ditë plot surpriza, persona të dashur do të trokasin në derë. Në punë, këmbëngulja po jep rezultat.
Virgjëresha: Dashuria është zhytur në keqkuptime, por koha do të jetë ndihmesë për të ravijëzuar gjërat. Puna po shkon shumë mirë dhe do të bëhet gjithnjë e më e mirë.
Peshorja: Ka ardhur koha për të prishur ekuilibrat. Një deklaratë dashurie mund të prishë planet. Në punë, ka ndryshime, shumë shpejt do të duhet të bëni gati valixhet.
Akrepi: Ditë e turbullt për ata që duan vetëm të shijojnë një periudhë të qetë dashurie. Edhe nëse nuk keni ide të qarta, planifikoni të përfshiheni projekte pune. Këtu bëni kujdes sepse zgjedhjet impulsive ndonjëherë nuk janë të duhurat.
Shigjetari: Dashuria është çelësi i kësaj dite. Në punë sakrificat po shpërblehen në çdo moment.
Bricjapi: Pavarësisht periudhës së vështirë, këtë të martë dashuria mund të jetë shpëtimi. Në punë nuk keni pse të dorëzoheni.
Ujori: Disa shqetësime mund t’ju bëjnë të humbni busullën. Dashuria është atje duke ju pritur, mjafton që ta mirëprisni. Në punë, së shpejti vjen një lajm i madh.
Peshqit: Ka shumë gjëra për të zgjidhur. Në radhë të parë grindjet dashurore. Në punë çdo gjë duket më e qetë, por nuk duhet të jeni vigjilent.