Kronologjia e një zhvatjeje/ Si u krijuan mikrokreditë nën hijen e guvernatorit Gent Sejko dhe pritja në dyert e SPAK

Pas disa vitesh hetime, pas denoncimit nga Ministria e Drejtësisë e dhjetëra denoncimeve të publikuara dhe nga redaksia e ZËRI-t, Prokuroria e Tiranës, e ka përcjellë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në SPAK, bashkë me të dhënat e grumbulluara për zhvatjen e qytetarëve përmes mikrokredive.

Një dokument i publikuar sot nga Prapaskena, tregon se Prokuroria e Posaccme ka nisur hetimin duke i kërkuar Bankës së Shqipërisë, informacion mbi praktikën që ka zgjedhur të ndjekë për revokimin e licencave për Micro Credit Albania dhe Final.

Sejko ka pranuar se Banka e Shqipërisë nuk ka proceduar deri më tani marrjen e masës së revokimit të licencës kundrejt Micro Credit Albania, pasi në këtë mënyrë, sipas Bankës së Shqipërisë, MCA nuk do të ishte më subjekt i mbikëqyrjes nga Banka e Shqipërisë dhe kështu do të ishte jashtë perimetrit. Kjo gjë sipas Bankës së Shqipërisë do të sillte mungesë të raportimit në Regjistrin e Kredive.

Kronologjia e një zhvatjeje/ Si u krijuan mikrokreditë nën hijen e guvernatorit Gent Sejko dhe pritja në dyert e SPAK
Kronologjia e një zhvatjeje/ Si u krijuan mikrokreditë nën hijen e guvernatorit Gent Sejko dhe pritja në dyert e SPAK

Në këtë mënyrë vetë Sejko pranon se “Final” që ka blerë nga bankat plot 25 997 kredi dhe “MCA” që ka blerë 28 920 kredi janë pjesë e një mashtrimi të denoncuar ndër vite.

Por, nuk është sqaruar pika kryesore: A kishte mashtrim? Si u përzgjodh MCA për shitjen e këtyre kredive? A u favorizua MCA për blerjen e tyre nisur nga fakti që Elona Sejko (Gjipali) drejtore te Tirana Bank ishte mikeshë me Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania?

ZËRI prej kohësh ka nisur një seri shkrimesh për skandalin me mikrokreditë, ku duket të jetë i përfshirë dhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. ZËRI ka zbuluar edhe se një prej kompanive që i janë shitur një pjesë e mikrokredive, është e lidhur me kunatin e Sejkos. Në skenë përveç kunatit, ka dalë dhe emri i bashkëshortes së Gent Sejkos, Elona Sejko, e cila teksa ka qenë drejtoreshë te “Tirana Bank”, ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania. ZËRI do t’ju sjellë sot një kronologji të ngjares, si nisi zhvatja e qytetarëve përmes mikrokredive:

Përfshirja e gruas së Gent Sejkos:

Elona Sejko (Gjipali), bashkëshortja e Guvernatorit Gent Sejko, si drejtore te “Tirana Bank”, ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania. 5000 kontrata kredish kaluan tek “Micro Credit Albania”, për të cilat nuk dihet nëse kreditorët janë informuar apo jo. Shumë shpejt, “MCA” filloi tu merrte shtëpitë dhe pasuritë e patundshme kreditorëve duke përdorur përmbarues.

Arratisja e administratorëve të MCA

Por edhe pse kanë mbi 10 mijë denoncime, Olsi e Elda Ibro, ia kanë dalë që të largohen nga vendi, bashkë me paratë e mbledhura. Ndërsa Sejko, si drejtuesi i Bankës, ende nuk e ka hequr licensën për aktivitetin.

Krijimi i Lendal SH.P.K nga çifti Sejko

Por kjo nuk ishte lëvizja e vetme që u bë! Nga çifti Sejko u krijua “Lendal” Sh.p.k, po ashtu një institucion financiar mikrokredie. Guvernator Sejko në Shkurt 2022 i dha praktikisht licencë vetes dhe gruas, nëpërmjet Eron Merkos, i cili njihet si person i afërt i Elton Gjipalit, kunatit të tij. Lëvizje kjo që nuk kaloi pa u vënë re nga mediat, pasi lidhja u bë nga adresa. Shoqëria “Lendal”, referuar të dhënave në “Open Corporates”, ka të regjistruar zyrën qendrore të saj në adresën: Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1. Të njëjtën adresë ka edhe “Ale Advisers”, që tashmë është zhevndosur në rrugën “Tish Dajia”.

Drejtori i Eurosig hap Lira Credit

Zaim Bardhi hapi firmën “Lira Credit” për të ushtruar aktivitetin si institucion financiar i mikro kredisë si dhe shërbime këshilluese për veprimtarinë e kredidhënieve. Këtë e ka punë të dytë në fakt, pasi të parë, ka atë të anëtarit të Bordit të Drejtorëve në kompaninë “Eurosig”. Në QKR ka lënë edhe adresën, ku shkruan se biznesi i tij ndodhet tek rruga “Sitki Cico”, Tiranë. ZËRI shkoi atje, por gjeti vetëm kafe, restorante, parkuieri, asnjë shenjë nuk kishte të “Lira Credit”. Ai u kontaktua nga ZËRI dhe nuk pranoi të shtonte asgjë më tepër, madje kërcënoi me përballje ne gjyq me redaksinë.

Kompanitë mikrofinanciare pa adresë

“Consulting Company”, “Final”, “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “ZIG”, “FLASH” e “FS” janë disa prej kompanive që operojnë në Tiranë si fantazëm duke mos pasur një zyrë fizike ku qytetarët të shkojnë dhe të konsultohen apo ankohen pranë tyre. Këto kompani blejnë edhe borxhet apo kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë që mund të jenë marrë nga qytetarë të ndryshëm shumë vite më parë dhe sërish, përmes një telefonate u kërkojnë që të rimarrin kredi për të shlyer borxhin e mbetur. Interesat që aplikohen të kujtojnë ‘fajdet’ e grupeve kriminale, vetëm se këtë herë mbajnë firmë dhe vulë. Megjithatë, shumë familje janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar nga borxhet e vjetra dhe mes kërcënimit e frikës se mund tu bllokohet paga. ZËRI ka shkuar në të gjitha adresat zyrtare të këtyre institucioneve, ku siç edhe do shihni, këto zyra nuk ekzistojnë.

Denoncimet që kaluan në heshtje

Dhjetëra qytetarë kanë denoncuar në redaksinë e ZËRI-t, pasi kanë marrë kredi në institucionet mirofinanciare, të cilat më pas janë shitur tek Micro Credit Albania. Si në komente të videove të postuara në kanalet e ZËRI-t edhe në ËhatsApp, qytetarët shprehen të shqetësuar për interesat e larta që u duhet të paguajnë tashmë për shuma që nisin nga 500 mijë lekë të vjetra. Një grua shkruan se djalit të saj vetëm 18 vjeç, të papunë, i kanë dhënë kredi pa asnjë lloj dokumenti dhe tashmë u kërkojnë kthimin e parave me norma shumë të larta interesi. Situata duket se ka agravuar në familjen e tyre dhe ka sjellë mjaft debate të forta. Të tjerë gjithashtu tregojnë rastet e tyre, faktin që u janë bllokuar llogaritë dhe dokumente të pronave që kanë. ZËRI është përballur me histori të qytetarëve që mbledhin kanaçe për të paguar këstet e mikrokredive.

Çfarë masash janë marrë?

Banka e Shqipërisë ka vendosur të zgjasë edhe me 6 muaj të tjera pezullimin për subjektin financiar jobankë “Micro Credit Albania”, një vit pasi mori vendimin t’i pezullonte aktivitetin e kredidhënies. Kjo nënkupton se deri më 30 qershor 2024, “Micro Credit Albania” nuk do të mund ta ushtrojë aktivitetin e saj për të dhënë kredi, por dhe faktin që pavarësisht shkeljeve të gjetura dhe që sollën marrjen e këtij vendimi, Banka e Shqipërisë nuk është bindur ende që t’ia heqë përfundimisht licensën këti institucioni financiar.

Madje, pas një ekzaminimi tjetër të plotë të këtij subjekti, me qëllim vlerësimin e situatës pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit, Departamenti i Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë ka dalë në përfundimin se subjekti nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues.

Mashtrimi dhe vjedhja nuk është një gjë e re, nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por kur kjo gjë kthehet në një fenomen që ushtrohet me vulë dhe përmes firmave ligjore, institucioneve u takon të veprojnë dhe reagojnë. Por kush qëndron pas këtyre institucioneve?

ZËRI ka kërkuar informacion nga të gjitha këto kompani, të cilat refuzojnë të deklarojnë për ne, adresën zyrtare të tyre. Nëse aktiviteti i tyre është në përputhje me ligjin, atëherë pse fshihen? Çfarë i detyron të mos përballen me qytetarët.

Në të njëjtën mënyrë hesht edhe Banka e Shqipërisë që në përgjigjet e dhëna në kërkesat zyrtare për informacion të dërguara nga ZËRI.

“Të gjitha institucionet financiare jobanka që japin kredi, në veçanti kredi konsumatore, janë të detyruara te zbatojnë kërkesat rregullatore për transparencën me klientët, si dhe te respektojnë kufirin maksimal të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për normën efektive të interesit të kredive konsumatore,”- shprehet Banka e Shqipërisë.

Ndërsa kur pyetet për monitorimet, BSH tërhiqet duke thënë vetëm: Monitorimi dhe evidentimi i shkeljeve te këtij ligji del jashtë juridiksionit te BSH!

A mund të funksionojë kontrolli dhe parandalimi?

Për ta kuptuar më mirë, gazetari Gjergji Erebara ka bërë një shpjegim të thjeshtë se ku është abuzimi me këto mikrokredi dhe përse kushdo që i merr ato është njësoj si të luajë bixhoz, pasi në çdo rast njësoj edhe si në “Las Vegas”, ajo që fiton është “shtëpia”, pra, “mikrokredia”.

“Ekonomia shqiptare rritet në vlerë nominale me mesatarisht 6 për qind në vit. Kjo do të thotë, i gjithë kapitali ynë fizik, natyror, financiar e njerëzor, pëson kaq rritje në vlerë. Në një botë ideale, qytetarët që kanë para me tepri, i vendosin këto para në depozita me një normë interesi, fjala vjen, 2 për qind. Bankat ia japin këto para qytetarëve që kanë nevojë për kapital, me, fjala vjen, 4 për qind. Qytetarët që e marrin kredinë, punojnë me këto para, realizojnë një kthim prej 6%, nga të cilat, 2% i mbajnë për vete dhe 4% ia kthejnë bankës. Nëse norma e interesit të kredisë është, fjala vjen, 8 për qind apo 10 për qind, atëhere kjo do të thotë që qytetari që ka marrë hua, jo vetëm që nuk po fiton para nga kapitali që ka huazuar, por në fakt, nga puna e vet po shlyen një normë interesi dhe në përgjithësi po del i humbur nga skema.”-shkruan Erebara.

Denoncime apo reklama në media?

Tashmë, media të tjera si Reporter.al, VoxNeës, Neësbomb, Prapaskena, e JOQ, denoncojnë këtë aktivitet si të dëmshëm e komplet jashtë kontrollit të shtetit. Por, të gjithë të tjerët heshtin.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një kënetë, e cila josh viktima në spiralen e kredive grabitqare dhe pastaj përdor paratë e fituara për të joshur edhe më shumë viktima apo për të heshtur rregullatorët. Vitin e kaluar, një nga kompanitë e mikrokredive deklaroi në bilancin e saj zyrtar 8.2 milionë euro shpenzime për reklama si dhe marketing dhe konsulencë. Sipas pasqyrave financiare, kompania ka deklaruar përkatësisht 1 milionë euro si shpenzime për publicitet dhe reklama si dhe 7.2 milionë euro të tjera si shpenzime marketingu dhe konsulencë.

Për çfarë i një kompani mikrokredie 8.2 milionë euro në vit për reklama dhe konsulencë? Dy janë opsionet e përgjigjes së kësaj pyetje.

E para është që po zhvillon një fushatë agresive marketingu për të zgjeruar rrjetin dhe klientelën e saj. Opsioni i dytë është edhe më i lig. Këto superbuxhete marketingu dhe konsulencë përdoren për të ndikuar median dhe vendimarrjen publike.

Tashmë zgjidhja është vetëm që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në shkresë, ajo që vihet re gjithashtu është fakti që SPAK ka kërkuar dhe ngritjen e një pune të përbashkët dhe në përgjigjen e dhënë nga zëvendësduvernatorja e dytë, Natasha Ahmetaj, është shprehur dakortësia për këtë gjë./ZËRI