DOKUMENTI/ Redi Molla , Mariglen Qato dhe Samir Mane “shqyen“ 3 mld lekë nga taksat e shqiptarëve bashkë me Ruzhdi Ballën te shkolla “Hasan Vogli”

SPAK ka zbuluar përmes një hetimi të thelluar mbi grupin e drejtorëvë të bashkisë së Tiranës me kompaninë „5D“ se krahas biznesmenëve të tjerë, edhe Samir Mane ka ngjyer gishtin në paratë e rindërtimit duke ndarë rreth 3 miliard lekë me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Nuri Ballën.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë raportim qejmbeturish apo qejfprishurish, por e shkruar e zeza mbi të bardhë se kompania e Samir Manes, Mane TCI ka marrë tenderin për rindërtimin e shkollës „Hasan Vogli“ në Tiranë përmes një bashkëpunimi me „V.A.S Konstruksion“ që sipas SPAK është në pronësi faktike të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos si edhe „Ergi“ shpk, në pronësi të Ruzhdi Ballës.

DOKUMENTI/ Redi Molla , Mariglen Qato dhe Samir Mane "shqyen“ miliarda nga taksat e shqiptarëve bashkë me Ruzhdi Ballën te shkolla
DOKUMENTI/ Redi Molla , Mariglen Qato dhe Samir Mane “shqyen“ miliarda nga taksat e shqiptarëve bashkë me Ruzhdi Ballën te shkolla

Vetë SPAK ka vërtetuar se Qato dhe Molla kishin ngritur një skemë për vjedhjen e fondeve publike përmes skualifikimit të ofertave të shëndetshme për të nxjerrë fituese kompaninë e tyre. Në rastin konkret, rezulton se të paktë në një procedurë, me vlerë 3 miliard lekë me TVSH, edhe Samir Mane me Ruzhdi Ballën janë mpleksur në aktivitetin korruptiv të drejtorëvë të Bashkisë së Tiranës.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të hetojë me tej për të zbuluar se në çfarë rrethanash kanë bashkëpunuar Samir Mane dhe drejtorët e Molla dhe Qato që diheshin botërisht se si operonin me kompaninë e tyre.

Tenderi është zhvilluar në kulmin e pandemisë. Kur të gjithë shqiptarët ishin të tmerruar nga vdekja prej Covidit, Mane, Molla dhe Qato po shihnin se si të bënin plaçkë ku sipas SPAK, dy të fundit kanë manipuluar ofertat duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme kompaninë e tyre fituese.

Skema sipas SPAK 

Në dosjen e SPAK që ka parë Gazeta Jonë flitet edhe prokurimin me numër reference REF-67231-07-28-2020 për rindërtimin e tetë shkollave në Tiranë me fond limit rreth 13 miliard lekë të reja pa TVSH. SPAK ka konstatuar një komunikim mes Taulant Tushës dhe Nestor Muhametllarit, që është administrator i kompanisë së Mollës dhe Qatos. Sipas prokurorit Braho, ky komunikim konfirmon mes shumë rastesh të tjera se edhe Taulant Tusha ëhtë në dijeni të faktit se kompania “5D” është në pronësi faktike të Mollës dhe Qatos.

Sipas përmbajtjes së këtij komunikimi, Taulant Tusha i ka dërguar një personi tjetër një “folder” me emërtimin “Mangesitë.doc” dhe në komunikim përmendet emri “Hasan Vogli”, më tej midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:

Biseda: 

Bashkëbiseduesi: Kush e solli këtë?

Taulant Tusha: Dr. ime.

Bashkëbiseduesi: T’i plotësoj me urgjencë, po ia çoj.

Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen. Thuaj Nestorit fol me Anjezën për projektin.

Bashkëbiseduesi: I kam thënë unë shpejt… ok.

Tualant Tusha: Se Ilda qenka.

Bashkëbiseduesi: Direkt.

Nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se kjo bisedë është bërë për projektin e rindërtimit të shkollës “Hasan Vogli”, ku procedura e tenderit është zhvilluar në gusht të 2020. Personat e përmendur në bisedë janë Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë “5D”, si dhe shtetaset Anjeza Çallpati dhe Ilda Qazimllari, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.

“Ky komunikim krijon dyshime se shtetasi Taulant Tusha ka pasur dijeni në lidhje me pronarët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe njëherësh ka dijeni për faktin se shtetasi Nestor Muhametllari është vetëm i punësuar në këtë shoqëri dhe interesohet qe ky i fundit të komunikojë me punonjës të drejtorisë së tij, me qëllim ndreqjen e mangësive në projektin me objekt “Ndërtim i shkollës Hasan Vogli”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Implikimi i kompanisë së Samir Manes

Nga verifikimet e bëra prej Gazeta Jonë, rezulton se tenderin për shkollën “Hasan Vogli” e ka fituar bashkimi i kompanive 
“V.A.S Kontruksion” shpk
 – “Mane TCI” shpk – “Ergi” shpk .

V.A.S Konstruksion është pikërisht kompania e drejtorëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që Mane TCI shpk është pjesë e kompanisë BALFIN në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ndërkohë që Ergi shpk është në pronësi të Nuri Ballës nga Elbasani.

Të treja kompanitë e kanë marrë tenderin duke bërë një ofertë sa edhe fondi limit, një gjë e rrallë dhe shumë e guximshme kjo për prokurimet publike.

Tani SPAK-ut i mbetet të zbulojë se në çfarë rrethanash janë bashkuar kompanitë e drejtorëve të akuzuar si hajdutë në Bashkisë së Tiranës me kompaninë e biznesmenit Samir Mane.

Pjesa që mungon në këtë hetim ka të bëjë me faktin nëse Samir Mane e dinte ashtu si Taulant Tusha se kush ishin pronarët faktik të kompanisë që po futeshin për të fituar një tender miliardash?!

Interesant është fakti se sipas SPAK, gjatë komunikimeve mes Taulant Tushës dhe Nestor Muhametllarit, Tusha e konsiderohen këtë të fundit thjesht punëtor duke e orientuar se si të “bëjë letrat” gati në mënyrë që kompania e drejtorëve hajdutë dhe ajo e Samir Manes me Nuri Ballën të dalin fituese për rindërtimin e shkollës “Hasan Vogli”.

Oligarkët Samir Mane dhe Shefqet Kastrati 

Ka një perceptim të përgjithshëm në publik dhe media kur krahasohen oligarkët Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, sipas të cilit, ky i fundit nuk është përfshirë në përfitimin e parave publike ndryshe nga Kastrati. Në fakt, mpleksja me kompaninë e drejtorëve të arrestuar nga SPAK është njeri element që konfirmon se Mane nuk është ndryshe nga Kastrati, ndërsa kemi qenë ndërkohë dëshmitarë se si janë bërë tunele apo devijuar rrugë apo janë ndryshuar harta qytetesh për të favorizuar pronat e Samir Manes.

Tenderi në fjalë konfirmon se Mane ka ngjyer dorën edhe në tenderët korruptiv të rindërtimit. Vetëm rindërtimi i shkollës “Hasan Vogli” ka kushtuar 2.5 miliard lekë të vjetra pa TVSH.

Redi Molla dhe Mariglen Qato ia “futën” edhe Safet Gjicit

Gazeta Jonë ka parë dosjen e SPAK për aktivitetin e paligjshëm të drejtorëvë në fjalë ku duket se Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato kanë ngritur strukturën që jo vetëm të merrnin një pjesë të mirë të tenderave, por edhe të ishin ata që vendosnin se kush fitonte.

Por, që të përcaktohej fituesi duhej fillimisht të skualifikoheshin të tjerët dhe për këtë funksiononte një strukturë tjetër, e drejtuar nga Taulant Tusha, Nestor Muhametllari dhe Manjola Bunguri.

DOKUMENTI/ Redi Molla , Mariglen Qato dhe Samir Mane "shqyen“ miliarda nga taksat e shqiptarëve bashkë me Ruzhdi Ballën te shkolla
DOKUMENTI/ Redi Molla , Mariglen Qato dhe Samir Mane “shqyen“ miliarda nga taksat e shqiptarëve bashkë me Ruzhdi Ballën te shkolla
“Kevin dhe Ndregjoni i paskan mirë letrat dreqin…”, bisedat kriminale të bandës së drejtorëve, si skualifikoheshin kot kompanitë që të fitonte V.A.S sipas SPAK

Treshja në fjalë rezulton se shqyrtonte dosjet e konkurrentëve kur merrnin pjesë në tendera dhe bashkëpunonin për të gjetur “kleçka” përmes të cilave t’i skualifikonin nga tenderi me qëllim që t’i hapnin rrugën kompanisë “5D”, e cila më herët ka funksionuar edhe nën emrin “Igor” apo “V.A.S”.

Gazeta Jonë ka parë procedurën e zbardhur nga SPAK në lidhje me tenderin “Rregullim i sheshit të stadiumit Selman Stërmasi”, organizuar nga Tirana Parking me drejtorës Eglantina Zëren.

Rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë shumë operatorë ekonomikë, mes tyre edhe bashkimi i kompanisë “V.A.S konstruksion” që rezulton e drejtorëvë të Bashkisë së Tiranës me “Rroku Guest”. Këta u shpallën fitues me 98% të fondit limit, por si u arrit deri këtu?

Gazeta ka parë bisedat ku ndër të tjera, Nestor Muhametllari komunikon me Manjola Bungurin dhe i thotë që kanë mbetur për t’u skualifikuar vetëm kompanitë “Ndregjoni dhe Turja..se të tjerat kishin ngatërruar ofertën”.

Pasi e siguron se do ta shohë këtë gjë, Manjola Bunguri i shkruan Nestor Muhametllarit duke i thënë se “Ndregjonit i gjeta shumë mangësi…se këtë kisha merak”, ndërsa Muhametllari shkruan: Aa shyqyr, se e kisha dhe unë merak!

Një ditë më pas, Manjola Bunguri i shkruan Nestor Muhametllarit duke i thënë se skuadra i kishte gjetur gabimet konkurrentëve të tjerë dhe se ishin gati për t’u hedhur në sistem përmes açounteve të anëtarëve të KVO-së, e cila po ashtu zotërohej nga grupi i drejtorëve.

 

Nestor janë gati gabimet, hidhen nesër në orën 9….”, shkruan Manjola Bunguri, ndërsa më poshtë thekson se edhe “Kevin Konstruksion” i kishte “shumë mirë letrat”.

Më vonoi Kevin konst ..se i kishte shumë mirë letrat”, shkruan Manjola Bunguri, ndërsa rezulton se kjo kompani kishte dhënë një ofertë më të ulët se kompania e drejtorëve, por që sërish e skualifikuan.

Kujtojmë ae Kevin Konstruksion është kompania e Safet Gjicit.

Siç zbuloi më herët Gazeta Jonë, drejtorët në fjalë kishin marrë rreth 30 milionë euro tendera në bashkëpunim me biznesmenë dhe oligarkë të tjerë, me të cilët ndanin paratë. Mes tyre ishin Samir Mane me Mane TCI, Shkëlqim Fusha, Besnik Bami, Hamz Ismailaj, etj.

Kompanitë që kanë marrë tendera në bashkëpunim me 5D krahas ane TCI

Fusha shpk, Shkëlqim Fusha
Bami shpk, me pronar Besnik Bami
4 AM, pronar Ardit Metalia
Sterkaj, me pronar Lulzim Sterkaj
Meteo, me pronar Eral Myftajt
Beis, me pronar Hamz Ismailaj
Rej, me pronar Luan Kapri
Ed Konstruksion, pronar Alfred Ibrahimi Kola Invest, Jani dhe Sofokli Kola
Kronos Konstruksion, Vasil Jovani
Senka, pronarë Donila dhe Ylli Senka
Ergi, me pronar Nuri Balla
Ndregjoniz me pronar Xhetan Ndregjoni,
Rroku Guest, Rrok Deda
Shansi Invest, pronar Shpëtim Cinga

/Gazeta Jonë