Në supersfidën që është duke u luajtur mes Real Madrit dhe Manchester Cityt në “Bernabeu”, veç spektaklit të lojtarëve në fushë, ka dhuruar një tjetër spektakël edhe një tifoz shqiptar.
Në fund të ndeshjes ndërsa skuadrat po përgatiteshin të shkonin në shtesë, një shqiptar me flamurin kuq e zi është futur brenda fushës së stadiumit “Bernabeu” aty ky po luajnë yjet e mëdhenj.
Tifozi shqiptar i dha një përqafim Karim Benzema, ky i fundit shënoi gol për 3-1 pak minuta më vonë.