Studiuesi Sazan Guri ka habitur me hipotezën e tij të fundit, pasi ka nxjerrë Jezu Krishtin me origjinë nga Shqipëria.

Me një pikturë të postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Guri pretendon se Krishti para ngjitjes në qiell mbante mbi kokë një plis, që është ekskluzivisht simbol i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Postimi i Gurit:
Krishti me plis, rastesi apo ………?
Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!./gazeta jonë