Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në filialin e BKT në Koplik të Shkodrës. 3 persona të maskuar dhe të armatosur grabitën filialin e bankës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me “Volkswagen” të cilët e dogjën në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzë dhe më pas vodhën një ‘Benz’ duke kërcënuar pronarin e mjetit e duke u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.
Hajdutët të cilët ende nuk janë identifikuar kanë arritur të marrin nga filiali i bankës BKT rreth qenë 10000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë ( te reja). Të gjithë shumat e parave në fjalë janë vjedhur në sportelet e bankës. Grabitësit vodhën bankën e BKT ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta të ditës dhe kjo në prani të punonjësve dhe klientëve të cilët janë terrorizuar nga prania e tre hajdutëve të armatosur dhe të maskuar.