Mozzik ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e tij private.
I ftuar në emisionin “Oxygen” ai ka shpalosur detaje të pathëna më herët, para se të bëhej i famshëm.
Mirëpo gjatë emisionit mori vëmendje me varësen e tij me sibolikë “2 euro”, e që nuk i shpëtoi pyetjes se çfarë domethënie ka.
“2 euro Gang , 2 euro tima, 2 euro ekipa, që jemi pjesëtarë unë edhe vëllai jem Geti, rrjedh prej një historie kushtimisht prej fyerjeve të njerëzive, ofendimeve që i kemi marrë në një kohë jo edhe shumë të largët. Realisht ka qenë ni kohë kur unë edhe Geti kur kemi fillu me muzik s’kemi pas kushte shumë t’mira. Unë e kam një histori se kur kam pas me shku n’Prishtinë me nënshkru kontrata për muzikë, kam pas kontrata shume t’mira po problemin mat madh e kam pas qysh me shku n’Prishtinë, mu kanë dasht 2 euro , mi marr diku 2 euro me hyp në autobus që me nënshkru ni kontrat që ka pas t’boj me karriere teme me jet tem, s’mujsha mi ba 2 euro bashk , e maj men ni shok i jemi që ka punu kamarier u hy në minus e mi ka gjet 2 euro edhe kam shku, kshtu krejt si histori për dikon u kanë motiv dikuj i ka pengu, ajt bre se ti ke hyp në autobus nuk i ke pas 2 euro, kur u bat ju kshtu, kështu është shprehur Mozzik teksa tregon historinë e tij”./g.j