Alvisa dhe Bashkimi ishin dy konkurrentët e parë që dolën çift nga “Për’puthen”, por historia e tyre nuk zgjati shumë.

Bashkimi u rikthye në puntatën e mbrëmshme të “Për’puthen Prime” duke zbuluar arsyen e ndarjes.

Ai u shpreh se të njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe dhe sipas tij, jo çdo njeri që pëlqen e ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën.
Bashkimi gjithashtu tregon se ndarja ishte paqësore duke adresuar kështu edhe thashethemet se lidhja e tyre mund të ketë qenë thjesht skenar.
“E kam thënë që dua ta njoh jashtë. Ta njohësh dikë para ekranit është shumë ndryshe. Ne menduam të dalim jashtë e ta provojmë. Por jo çdo njeri që pëlqen dhe ke ndjesi për të, është i duhuri për jetën. Nuk doja, ndodhi. Sa isha këtu, ndoshta veproja më shumë me ndjenja se me logjikë. Kur dolëm jashtë kishim më shumë logjikë. Këtu harron që ka dhe jetë jashtë.
I analizova disa gjëra. Ndarja ishte paqësore se kam komunikuar, jam takuar dhe kemi biseduar që më mirë më herët sesa vonë. Shumë njerëz kanë thënë se është skenar, ndërsa për mua ishte më e thjeshtë të ishte skenar që të postoja një herë në dy javë me të e të bëja jetën time”, rrëfeu Bashkimi.
Ai tha se dy ditë pas ndarjes ka pasur disa biseda me Alvisën dhe kaq. “Shyqyr që jemi të rritur dhe kemi kuptuar që kur nuk shkon, nuk shkon”, tha Bashkimi.