Mbretëresha e Anglisë është infektuar me koronavirus.

Pallati Mbretëror njofton se Mbretëresha Elizabeth ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe ka shenja të lehta, të ngjashme me ato të gripit.

Mbretëresha do të vijojë të kryejë disa “detyra të lehta” në Windsor gjatë javëve në vijim.

“Ajo do të vijojë të marrë trajtim mjekësore dhe do të ndjekë të gjithë këshillat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Pallatit Mbretëror.

Mbretëresha ka patur kontakt me të birin, Princin e Wales, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus javën e shkuar.

Mbretëresha Elizabeth është 95 vjeç dhe këtë vit feston jubileun e platinit, që shënon 70 vjetorin e ardhjes së saj në fron.