Mbretëresha feston sot ditëlindjen e 96-të. Elizabeth II do ta kalojë këtë përvjetor në Sandringham. Monarku më jetëgjatë i Britanisë udhëtoi me helikopter drejt Norfolk, ku do t’i bashkohet familja dhe miqtë. Ajo pritet të qëndrojë në një prej vilave më të pëlqyera veçanërisht nga bashkëshorti i saj i ndjerë, Princi Philip.
Sot është publikuar një foto e mbretëreshës për ndër të përvjetorit të saj, ku ajo shfaqet me dy poni duke reflektuar interesin e saj të përjetshëm për kuajt. Fotoja është bërë në Kështjellën Windsor, ku qëndron tani mbretëresha.
Mbretëresha hipi në fron në 1952. Ajo lindi në vitin 1926, jo në një rezidencë mbretërore, por në një shtëpi në Londër në rrugën Bruton, ku jetoi fillimisht me babain dhe nënën e saj, të cilët u bënë Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth.