Nëse nuk ka një moshë të caktuar për të krijuar një lidhje, nuk është e njëjta gjë për martesën. Ja kur duhet të hidhni hapin e madh sipas shenjës së horoskopit.
Dashi. Personat e kësaj shenje janë shumë impulsivë dhe duan të kenë çdo gjë që duan menjëherë. Kjo i bën që të fillojnë shpejt një lidhje dhe të gabojnë. Impulsiviteti ulet rreth moshës 30-35 vjeçare dhe pikërisht në këtë moshë ata duhet të martohen.
Demi. Personat e kësaj shenje kanë një perceptim ndryshe për dashurinë dhe kërkojnë devotshmëri dhe besim për t’u afruar me dikë. Partneri duhet të frymëzojë besim dhe siguri. Mosha ideale për ta, për të hedhur hapa është 30 vjeç.
Binjakët. Personat e kësaj shenje janë përgjithësisht të dyzuar mes dëshirës për të ndjekur rrugën profesionale dhe jetës familjare. Sipas Dritare.net, kjo është arsyeja pse për ta mosha më e përshtatshme për t’u martuar është 35 vjeç.
Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë persona ambiciozë dhe kanë një ide të qartë për të ardhmen. Që në rini ata kanë goxha energji dhe motivim kështu që mund të martohen që 24 vjeç.
Luani. Personat e kësaj shenje kërkojnë gjatë gjithë kohës vëmendje dhe për t’u përmbushur sa duhet më e mira është të martohen rreth moshës 30 vjeçare. Kjo edhe për arsyen se ata e kanë të nevojshme të ndryshojë disa partnerë para se të hedhin hapat përfundimtare.
Virgjëresha. Duke qenë mjaft karrieristë, personat e kësaj shenje duan mbi të gjitha suksesin profesional, por sigurisht pa lënë mënjanë edhe jetën familjare. Mosha ideale që ata të martohen është rreth 26 vjeç.
Peshorja. Edhe pse jeta e tyre nuk është gjithmonë e qëndrueshme dhe ata janë në kërkim të ekuilibrit, yjet i shtyjnë të martohen që në moshën 20 vjeçare. Mbase në këtë kohë pasioni është edhe më i madh.
Akrepi. Personat e kësaj shenje duan të shkojnë lule më lule e të provojnë shije nga më të ndryshmet. Shpesh e kanë të vështirë të vendosin dhe janë ndër ata që martohen vonë, gati tek të 40-at.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje kanë dëshirë ta shfrytëzojnë sa më shumë rininë e tyre para se të fillojnë angazhime serioze. Ata udhëtojnë dhe zbulojnë kultura të reja para dhe më e mira është të martohen rreth moshës 30 vjeçare.
Bricjapi. Personat e kësaj shenje i kanë që në moshë shumë të re aftësitë për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme. Ata janë edhe të përgjegjshëm dhe të sigurt për atë që duan. Kjo është arsyeja pse mund të martohen edhe që në moshën 20 vjeçare.
Ujori. Shumë të dhënë pas lirisë dhe pavarësisë, personat e kësaj shenje nuk janë shumë të interesuar për martesën. Edhe pse mund të gjejnë personat e përshtatshëm që shpejt, mosha më ideale për martesë është pak para të 40-ve.
Peshqit. Personat e kësaj shenje kanë shumë besim tek instinkti i tyre dhe e gjejnë dashurinë e madhe që herët. Mosha ideale për martesë është 25 vjeç.