Përpos  bukurive natyrore të shumta, Shqipëria është e bekuar edhe me vajzat të bukura. Një nga emrat që të vjen në mendje i pari kur bëhët fjalë për bukuri dhe  sensualizëm është Oriola Marashi.

Modelja me çdo postim të saj në Instagram“trazon” ujërat. Ajo shfaqet gjithmonë shumë provokuese.

Edhe së fundmi, Marashi nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës. Oriola ka ndarë me ndjeksit e saj disa foto të rastësishme të realizuara në një parkim. Ajo mban veshur një fustan të zi, i cili është pothuajse i tejdukshëm, duke ekspozuar më së miri format e rrumbullakosura të modeles. Oriola nuk është e panjohur për rrjetin me postimet e shpeshta seksi nga përditshmëria apo edhe sesione të ndryshme.

“Si në foto,”-shkruan modelja poshtë postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Kujtojmë se ajo i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda.

Ishte pikërisht kjo lidhje që po e pengonte në karrierën e saj ndërkombëtare, kjo për faktin se partneri i saj ishte shumë xheloz për të, duke dashur shkëputjen e saj nga modelingu, por edhe nga miqtë. Ishte vetë Grezda që donte ta mbante sa më larg edhe nga Noizy, me të cilin dikur ajo kishte një miqësi të ngushtë.

Oriola Marashi dhe Noizy kanë rikuperuar marrëdhënien e tyre pas ndarjes nga Erosi. Dy ish-miqtë shkëputën çdo kontakt vite më parë, kur modelja u largua nga labeli “OTR”. Por, duket se muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt.