Dashi

Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite. Do dini si të veproni dhe të gjithë do kërkojnë këshilla prej jush. Nëse keni një lidhje pasioni do rishfaqet fuqishëm dhe do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra të bukura. Do e shijoni çdo moment pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do jeni të gatshëm për bëni edhe ndonjë sakrificë vetëm për të ndryshuar statusin e për të pasur dikë pranë. Mundësitë nuk do mungojnë sot. Në punë yjet do ju japin shtysën e duhur për të bërë hapat e mëdha. Do keni tej mase besim tek vetja. Shpenzimet mos i kryeni pa u menduar sepse gjendja siç është përmirësuar mund të përkeqësohet jashtëzakonisht.

Demi

Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të vendosni qetësinë dhe ekuilibrin në jetën tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente të këndshme dhe harmonike. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me të. Nëse jeni beqarë as që do mendoheni dy herë për t’u hedhur në krahët e dikujt që po iu josh dhe ky do jetë një gabim. Në punë do jetë një ditë ë ngarkuar dhe sapo të mbaroni një gjë do ju dalë diçka tjetër që duhet ta mbyllni sa më parë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj do ju duhet të merrni hua për t’ia dalë.

Binjakët

Dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe sot megjithatë as aq e mirë sa e keni pritur. Ambienti yjor do jete i kontrastuar sot. Nëse keni një lidhje, në disa momente do dashuroheni pa dorashka me partnerin e në disa të tjera do debatoni ashpër. Mirë është që në këto rrethana të mos merrni vendime. Ju beqarët do keni disa takime të bukura të cilat për pak kohë do ua ndryshojnë jetën. Në punë nuk do ju realizohen të gjitha objektivat dhe në shumë momente do ndiheni keq. Pranoni ndihmë sepse të vetëm do ngeleni shumë mbrapa. Me shpenzimet bëni shumë kujdes nëse nuk doni që ato t’iu dalin jashtë kontrollit.

Gaforrja

Nëse keni menduar të bëni diçka, por po prisni momentin e duhur për të vepruar bëjeni sot. Do jetë pikërisht momenti i duhur që mund t’iu sjellë suksesin e madh. Ju të dashuruarit keni për të kaluar një ditë pozitive. Do merreni vesh me atë që keni në krah dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të filluar një lidhje dhe nuk do pranoni asnjë ftesë që do ju bëhet. Në punë do e përballoni më së miri edhe ngarkesën, edhe kolegët stresues edhe shefat kërkues. Qëllimi juaj është të arrini atë që keni programuar pavarësisht sfidave. Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si keni dashur. Kujdes me çdo hap që do hidhni sepse mund të mbeteni pa para.

Luani

Mirë është që të mendoheni gjatë para se të mbani pozicione sot në mënyrë që mos gaboni. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni diplomatë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Silluni mirë me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe do argëtoheni jashtë mase. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u afruar me ata që pëlqeni. Në punë ka mundësi të mësoni disa gënjeshtra që iu janë thënë për vazhdimësinë tuaj në kompani, për pagesën apo kushtet e tjera. Merrni masa sa pa qenë shumë vonë dhe mos lejoni askënd t’iu shkelë me këmbë. Për financat do përkujdeseni më tepër dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha

Dita e sotme do duket e gjatë dhe do ketë shumë momente reflektimi. E mira është që të merrni edhe disa vendime. Nëse keni një lidhje, nuk duhet absolutisht të qëndroni në qetësi dhe ta lini rutinën t’iu pushtojë sepse nuk do dilni dot prej saj. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të filluar lidhje serioze dhe afatgjata. Shumë gjëra do ndryshojnë në jetën tuaj tashmë. Në punë do kërkoni të bëni gjëra të mëdha, por rivaliteti i fortë do ju pengojë paksa. Mos u nxitoni dhe mendoni të gjeni mënyrat e duhura për të vepruar. Financat do vazhdojnë të mbeten të mira sepse do dini si t’i menaxhoni të ardhurat që keni nëpër duar.

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe do i merrni gjërat shtruar. Probleme serioze nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia gjithë kohës. Do flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit dhe do mbeteni ashtu si jeni. Në punë nuk duhet t’i merrni gjërat me panik dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse ju dalin probleme të vogla. Çdo gjë kalon po patët vullnetin dhe dëshirën e mirë. Në planin financiar do ju dalin vështirësi goxha të mëdha. Po nuk morët shpejt masa dhe ta ndryshoni situatën do keni probleme akoma më serioze.

Akrepi

Nuk do jetë një ditë e lehtë kjo e sotmja prandaj përgatituni shpirtërisht dhe merrni të gjitha masat e mundshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente të mbushura me vështirësi. Gjithsesi me durim, tolerancë dhe mirëkuptim do arrini që në mbrëmje të vendosni qetësinë. Ju beqarët nuk do doni të bëni ndryshime të statusit dhe do mbeteni ashtu si keni qenë. Në punë do bëni përpjekje për ta përmirësuar situatën, por asgjë nuk do jetë e lehtë. Disa të ashtuquajtur kolegë do ju prishin punë pa u kuptuar fare. Financat do kenë nevojë për më tepër përkujdes dhe maturi. Mundohuni të shpenzoni sa me pak të mundeni që të mos mbeteni pa para nëpër xhepa.

Shigjetari

Plutoni, plani juaj më i favorshëm do ju ndihmojë edhe gjatë kësaj dite dhe do ua zbukurojë çdo moment. Nëse jeni në një lidhje, një projekt i përbashkët me partnerin do ju afrojë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Do ndani edhe disa sekrete të së shkuarës me të. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë valixhet gati dhe të niseni diku jashtë qytetit sepse vetëm ashtu do mund ta gjeni personin e duhur. Në punë do jeni ambiciozë dhe kompetentë. Pak nga pak do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni me shumë maturi dhe përkujdes.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk do kaloni momente shumë të bukura, megjithatë as probleme të ndërlikuara nuk ka për të pasur. Për ju të dashuruarit vetëm Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi do mbizotërojë rregulli dhe emocionet e veçanta. Ju beqarët do ndiheni të lirë të bëni atë që do doni dhe fatin keni për ta pasur gjithë kohës në krah. Në punë do merreni me shumë gjëra njëherësh dhe mund të ngatërroheni pak. Mund të keni edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Në planin financiar nuk priten aspak probleme, megjithatë nëse do ju duhet të kryeni shpenzime të mëdha, mirë është të tregoheni vigjilentë.

Ujori

Gjatë kësaj dite do dini përherë si dhe kur të flisni. Do jeni edhe mjaft optimistë dhe atë do ua tejçoni edhe të tjerëve. Nëse keni një lidhje, përmirësimi i jetës tuaj që ka filluar kohët e fundit do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Mosmarrëveshjet do jenë pjesë e së shkuarës për ju. Për ju beqarët nuk do përkujdeset veçanërisht asnjë planet, kështu që duhet t’i merrni vetë në dore frenat e gjërave. Në punë do filloni projekte të reja dhe nuk do ju mungojë aspak frymëzimi. Do reflektoni përherë me kujdes dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë. Financiarisht do jeni të favorizuar. Përfitoni nga kjo për të përmbyllur disa çështje të rëndësishme.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të sqaroni njëherë e mirë disa çështje të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje dhe tashmë nuk ndieni më të njëjtat gjëra për partnerin tuaj është më mirë që të flisni hapur dhe sinqerisht me të. Gënjeshtrat thjesht do e lëndojnë edhe me tepër. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do keni njohje të reja që mund të kthehen në histori dashurie. Në punë, bashkëpunimi me disa kolegë të rinj do ju bëjë të arrini edhe më lart. Do ju shtohen shpresat se një ditë mund të bëheni edhe ju më të pavarur dhe të krijoni një kompani tuajën. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni