Fazat e njohjes, “dating” apo periudha kur të dy e dini se ka diçka mes jush, janë emocionuese, por ndonjëherë mund t’ju bëjnë edhe pak konfuzë. Ju mund të mendoni “a duhet t’i shkruaj tani?, “t’i them si ndihem?” apo diçka tjetër.

Ne sugjerojmë që të mos e stërmendoni shumë dhe të lini gjithçka të rrjedhë si duhet. Sidoqoftë, disa nga këto mesazhe mund t’ju ndihmojnë:

#1

“Ia kalova shumë mirë me ty dje. Po mendoj vetëm për natën e djeshme sot në punë.”

#2

“Hey! Po të mendoja dhe e gjeta veten duke buzëqeshur. Kalofsh një ditë të bukur!”

#3

*Dërgo një meme* “M’u kujtove ti dhe vdiqa së qeshuri!”

#4

“Nisa të lexoj atë librin që më rekomandove ti javën e kaluar dhe nuk po e heq dot nga dora.”

#5

“Sa kalova nga ai restoranti ku doje të shkoje. Ikim të premten?”

#6

“Më ka marrë malli për fytyrën tënde. Mund ta shoh një nga këto ditë?”

#7

*Dërgo një këngë* “Më doli kjo kënga dhe më shkoi direkt mendja te ti. Ke shije shumë të mira!”

#8

“Çuditërisht, s’të kam hequr nga mendja gjithë ditën sot!”

#9

“Më ke dalë në ëndërr dje dhe tani nuk ndaloj dot së menduari për të. Do të ta tregoj me detaje radhës tjetër.”
#10

“Faleminderit që më bën të qesh”