Miriam Cani feston sot datëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortit të saj Albanit.
Me siguri çdo grua do të donte të merrte një urim aq të ndjerë në një ditë aq të rëndësishme.
Krahas një foto të Miriamit, Albani shkroi: “Gëzuar gruas, vajzës, të dashurës, shoqes, artistes dhe mamit më të mirë në botë.”
Ky koment kaq i ndjerë u pasua edhe një nga përgjigje e Miriamit e cila shkroi “Të dua deri në pafundësi”.
37-vjetori nuk mund të vinte më bukur se kaq. Miriami ka qenë pjesë e videoklipit të Albanit në këngën “Dalëngadalë” që ishte një dedikim, ndërsa kujtojmë se çifti gëzojnë dy fëmijë, Ameli dhe Duam.