Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare u përfshi në një debat me kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili ngriti dyshime mbi të shkuarën e tij dhe rrëzoi pretendimet e liderit historik të së djathtës për investimet e qeverisë Rama në pjesën e veriut të vendit.

“Ai që sapo bëri zhurmën e radhës këtu ka dritëhijet e tij në marrëdhënie me këto institucione” tha Balla, referuar debatit mbi anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

Berisha u ngrit duke e akuzuar se Balla është një “mashtruesi ordier, kur nuk ke turp thua gjithçka”.

Ermonela Felaj nuk e la të mbaronte fjalën. “Ju lutem koha juaj mbaroi. Replika dhe procedura kanë një kohë të caktuar. Ulu”.

Ulsi Manja kishte diçka për t’i thënë lidhur me heqjen dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë.

“Ti je gati të djegësh jorganin për plesht për ka mbaruar kjo kohë”. Sali Berisha u ngrit për replikë, por Felaj nuk ia dha fjalën.