Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas me replika dhe akuza me ministren Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare. Pas ironisë dhe akuzave të Spiropalit, Berisha u ngrit duke i numëruar sipas tij aferat me tenderat.

Ndrikull 5 milionëshi është famoze me bashkëshortin që tenderat ia jep Eniklit, që është i vëllai i tij.

Tenderat e ujësjellësat i merrte burri i kësaj që ia jepte vëllait që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana, saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e coi nga ujësjellësi te tenderat e OST-së dhe aty përsëri, kushëriri.

Nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri tjetrin me para publike janë çifti Spiropali-Toto. Yt shoq jep tenderin vëllaut tënd, nuk ka vjedhje më të madhe. Do të them edhe tenderin? Ja ku e ke” tha ai.

Unë e njoh vëllanë tim, ku punon, si jeton, po ashtu edhe burrin dhe bashkëshortin, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët.

Një cent të shqiptarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Çfarë mund të thuash për të tutë dhe prandaj nuk ma bën syri “tërr” dhe nuk intimidohen. Shko në prokurori dhe ku të duash ti”.

Berisha kërkoi që të replikonte, por Ermonela Felaj reagoi ashpër. “Ulu, ka përfunduar koha juaj. Mos e mbani të bllokuar foltoren dhe ju lutem ruani etikën në parlament.

Ju lutem mos flisni nga vendi. Çfarë ke që ulërin nga vendi? Boll iu hakërreve njerëzve, ju meritoni që të dilni jashtë për fjalët që thatë” i tha Ermonela Felaj, drejtuese e seancës.

Gjithashtu, Felaj i kërkoi Edi Palokës që të kërkojë ndjesë ose të largohet nga salla e Kuvendit, sipas saj për fjalët dhe ofendimet që përdori gjatë momentit të debatit mes Berishës dhe Spiropalit.