Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta.
Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta kanë përfshirë të gjithë territorin Shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa orët e pasdites sjellin shfaqje të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.