Esmeralda Metkaj e njohur për publikun si Cubi, aktorja që për një periudhë të shkurtër ka arritur të mbizotërojë në ekran dhe teatër si një aktore profesioniste që është në kërkim gjithmonë të gjëravë të reja.
E ftuar në një intervistë televizive ajo u ndal te mesazhi i fortë që përcjell komedia “Kukulla” ku ajo është në rolin kryesor dhe tregoi një histori nga jeta e saj personale, ku për fat të keq i është dashur të përballet me raste aspak të hijshme për të fituar një rol, ajo e të kryerit marrëdhënie seksuale.
Pyetje: Meqë je e drejtpërdrejtë dhe “Kukulla” e lejon. Shpesh herë të ofrohet një vend pune në këmbim të një marrëdhënie seksuale. Sa mund të kesh hasur ti në jetën tënde njerëz të tillë?
Cubi: Në botën e teatrit ka ndodhur dhe po flasim në rrjetin e aktorëve dhe regjisorëve, po ka ndodhur pa diskutim. Kemi dëgjuar dhe parë fenomene nga më të ndryshmet. Edhe mua më ka ndodhur dhe më kanë thënë që po për të bërë këtë rolin ti duhet që ne të dy të kemi diçka përtej kësaj gjëje.
Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë që ti do të jesh e imja apo të bësh seks me mua. Unë mendoj se gjithsecili e di vetë se çfarë vendos…nëse unë dua të arrij të bëhem aktore në këtë lloj rrugë okay, por nëse unë nuk dua i them faleminderit rolin jepja gruas se ndoshta i shkon më shumë.