Detaje të reja janë zbardhur sa i takon vjedhjeve të miliona eurove në shtëpitë Marco Verratti në Ibiza dhe në vilën e ish-lojtarit të Interit dhe të kombëtares braziliane Ronaldo. Plaçka mes bizhuterive, orëve dhe sendeve të tjera me vlerë ishte rreth tre milionë euro, nga të cilat 10,000 euro para cash.
Policia arrestoi dy nga grabitësit në portin e Denias, në Alicante, kur zbritën nga tragetin në makinën me të cilën ishin larguar nga ishulli, ndërsa në provincën e Malagas arrestuan katër persona të tjerë të të njëjtit grup kriminal.
Kur u arrestuan, hajdutët kishin me vete pjesën më të madhe të vjedhjeve dhe, sipas kanalit hetimor për shtypin spanjoll, ata e kishin fshehur në një fund të dyfishtë të vendosur në makinën që përdorën për arratisjen e tyre.
Hajdutët e arrestuar janë pjesë e një bande, ku përfshihen shqiptarë dhe spanjollë, të përkushtuar për grabitjen e shtëpive dhe vilave: precedentë të ngjashëm ata kishin edhe në Spanjë. Dy të arrestuarit janë një shqiptar dhe një spanjoll dhe akuzohen për veprat penale të grabitjes dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale.
Po ashtu mediat spanjolle kanë zbuluar dëshminë e shqiptarit të arrestuari, i cili pohoi se kishte mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pasi kishte ndodhur grabitja dhe ka mohuar përfshirjen e tij.