Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ironizuar sot kreun e PD për protestën e thirrur sot në orën 19:00 para kryeministrisë.
Spiropali po ashtu tha se Berisha është shembulli i një politike te mbrapshtë, për të cilën shtoi se shumë njerëz jane zene e vrare neper protesta.
Spiropali: Sot para Kryeministrisë ka një protestë shpresoj të mos habiteni nëse u them që është gjë mjaft e mirë që qytetarët dalin në bulevard. Ua thotë një njeri që ka protestuar me uri për lirinë e votës, do doja të shihja ata që po i godet kriza e jo ata që janë bashkë aksionerë në ashpërsimin e saj, jo ata që vijnë me Range Rover e përdorin si mish për topat e luftës për pushtet me te varferit.
Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”