Rusia përdori një armë të ndaluar termobarike gjatë luftimeve në Ukrainë të hënën, tha ambasadori ukrainas në SHBA para ligjvënësve amerikanë në një konferencë.
“Ata përdorën bombën me vakum sot, e cila në fakt është e ndaluar nga konventa e Gjenevës,” u tha Oksana Markarova gazetarëve pasi doli nga konferenca e kongresit.
Ky pretendim nuk është verifikuar nga BBC.
Armët termobarike nuk përdorin municion konvencional. Ato janë të mbushura me një eksploziv me presion të lartë dhe thithin oksigjen nga mjedisi përreth për të gjeneruar një shpërthim jashtëzakonisht të fuqishëm dhe valë presioni.
Përdorimi i tyre është parë edhe më parë në republikën ruse të Çeçenisë, sipas Human Rights Watch.
Të shtunën, CNN raportoi se kishte parë një raketë termobarike pranë qytetit rus të Belgorod.