Duket se ajo nuk e lë dot në shtëpi shpirtin artistik, edhe kur i duhet të përfaqësojë vendin në seancat parlamentare.
Gërsheta të “çuditshme”, këmishë e gjërë dhe pantallona me nuanca shmëngjyrëshe. Kështu dukej dje Adriana Matoshi në Kuvendin e Kosovës. Deputetja dhe aktorja e njohur ka tërhequr sërish vëmendje me paraqitjen e saj.
Stili i saj unik nuk kaloi as këtë herë pa u vënë re, duke e kompletuar veshjen me një unazë të madhe floriri dhe një çantë të zezë. Gërshetat në formë jo të zakonshme, ishin detaji i shtuar i dukjes së deputetes, e cila duhet pranuar kur vjen puna tek guximi në veshje është e para.