Egli Tako është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të hidhur për të. Maçoku i saj, Snow, është ndarë nga jeta.
Egli ka publikuar në Instastory një foto të tij duke i dedikuar fjalët më të ndjera.
“Do kisha dhënë çdo frymarrje që kam, ta ktheja kohën pas dhe e ti të ishe sërish në këmbët e mia nëpër shtëpi, por nuk e kam vullnetin mbi zotin dhe natyrën. Uroj vetëm që shpirti yt i urtë, i pastër të prehet me engjejt, e ta dish se mama do të dojë përgjithmonë e do ta kujtojë me lumturi ditën kur të solla në shtëpi. Përgjithmonë e jotja. Pushofsh me ëngjëjt drita më e bukur e parajsës”, ka shkruar ajo mes të tjerash.