Në gjunjë. Patrick Cutrone ka zgjedhur propozimin më të vjetër dhe më klasik për t’i kërkuar të dashurës së tij Greta Vergani të martohet me të.
Disa  fotografi janë shpërndarë në Instagram. “Nga momenti i parë…”, ka shkruar ish-lojtari i Milanit, duke treguar se sa shumë e do partneren e tij.

Nëpërmjet fotove shihet qartë po-ja e Greta Verganit dhe puthja që vulos dasmën e ardhshme.

Propozimi u organizua nga Cutrone në brigjet e Larios, vend mjaft i bukur. Çifti mori komplimente nga fansat, mbështetësit dhe disa nga shokët e Cutrone si Manuel Locatelli dhe Davide Calabria.