Disa shpërthime janë dëgjuar këtë mesditë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
“Reuters” raporton se janë shënuar shpërthime të njëpasnjëshme në kryeqytet, duke bërë që të bien sirenat për shpërthimin e një sulmi ajror. Mësohet se zona e Chaikas, në Kievin perëndimor, u godit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesat shumëkatëshe në zonë.
Sipas bazave të të dhënave të hartave, ndërtesa që duket se është prekur më shumë nga shpërthimi është një qendër biznesi.
Shpërthimi bëri jehonë në të gjithë qytetin. Nuk ka asnjë lajm për viktima të mundshme.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës prej nëntë ditësh dhe synimi kryesor është marrja e Kievit, teksa prej ditësh një kolonë e gjatë me autoblinda është nisur drejt kryeqytetit, por ka ngecur në vend.