Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë, e si pasojë është vënë herë pas here në qendër të vëmendjes të mediave rozë. Teksa shpesh është përfolur për jetën e saj private, ajo është munduar që të jetë sa më hermetike në lidhje me këtë çështje.
Së fundmi ajo ka realizuar emisionin “Prive Reality”, ku kishte të ftuar Beatrix Ramosajn, Roza Latin, Getinjon dhe Fifin. E ndërsa jemi mësuar që ajo t’u bëjë pyetje të ftuarve, kësaj radhe edhe ajo duhej që t’i përgjigjej disa pyetjeve.
“Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”– u pyet moderatorja, e cila është përfolur për lidhje me kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.
“Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.” Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”, tha moderatorja.
Por më pas të ftuarit e saj e vunë në siklet duke këmbëngulur që ajo të thoshte një emër. Liberta tha thjesht: “Se njihni…”– pa zbuluar se për kë e kishte.
Më tej ajo shtoi: “Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë”