Ushtria e Ukrainës ka publikuar momentin e rrëzimit të një tjetër helikopteri të rusëve gjatë luftimeve të ditës së sotme.

Mësohet se bëhet fjalë për një helikopter sulmi Mi-24, i cili u godit nga një raketë tokë-ajër edhe pse po fluturonte vetëm pak metra nga toka.

Piloti fluturoi kaq ulët me shpresën se nuk do të kapej nga raketat ukrainase, por kjo video tregon të kundërtën.

Duken si pamje nga filmat, por fatkeqësisht janë të vërteta dhe mijëra njerëz po humbin jetën.