Suedia dhe Finlanda janë vende që duan të anëtarësohen në NATO. Vendet baltike, me bazat e tyre po japin mbështetjen e tyre për Ukrainën. Dhe pastaj Gjeorgjia dhe Moldavia dhe territoret e tyre të diskutueshme. Ja disa arsye se pse Putin mund të mos ndalojë në Kiev.

Kush rrezikon tjetër?

Kjo është një pyetje shqetësuese dhe që po qarkullon në çdo ambasadë. Dhe jo rastësisht, vendet si Finlanda dhe Suedia, që ende shumë pak ditë se Rusia të sulmonte Ukrainën, refuzuan të antarësoheshin në NATO, kanë ndryshuar qëndrim tani qoftë edhe për shkak të frikës së njerzve të zakonshëm.

Në Evropën Perëndimore, ndjehen nën presion vendet baltike, në veçanti Estonia. Këtu, ndër të tjera, është edhe selia e Teknologjive të Njësisë Cyber, selia e luftës elektronike të cilën krahas asaj në terren, Ukraina po e kryen me efikasitet të madh.

Dhe kur faqet e qeverisë ruse u sulmuan nga hakerat, Kremlini e identifikoi Estoninë si vendin e origjinës së sulmit dhe e denoncoi atë si një akt lufte. Megjithatë, dy vende të tjera mendojnë se janë në shënjestër në një farë mënyre.

Janë Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat jo rastësisht jetojnë prej shumë vitesh në një situatë pak a shumë të ngjashme si ajo e Ukrainës me Donbasin.

Thënë kjo, duhet edhe të pyesim veten sesa e justifikuar është frika e njerit ose tjetrit vend. Pavarësisht se, pas nisjes së një sipërmarrjeje të çmendur dhe të përgjakshme si ajo ukrainase, planet e Kremlinit janë bërë praktikisht të padepërtueshme. Moldavia dhe Gjeorgjia nuk janë asnjë rrezik për rusinë.

Lufta kundër tyre do të ishte një akt i ekspansionizmit të pastër ushtarak, në kontekstin aktual të pakuptueshëm. Por do të ishte gjithashtu e lehtë, ushtria ruse do të kishte një jetë të lehtë.

Si përfundim, duke marrë parasysh politikën, ekonominë, strategjinë ushtarake dhe mbi të gjitha gjeografinë, vendi më i rrezikuar sot duket të jetë Moldavia, e ngjeshur mes Transdnistrisë, Ukrainës dhe Rumanisë.

Rusët, të cilët po rrethojnë Odesën, janë 150 kilometra larg kryeqytetit moldav Kishinau. Janë tashmë në prag të derës së tyre. Le të shpresojmë që ata të mos vendosin ta kalojnë atë.