Në Greqi së fundmi është shfaqur një llojë kandili deti i rrezikshëm, thumbimi i të cilëve përveç djegies shkakton edhe pasoja shëndetësore. Për shkak të kësaj, shumë plazhe në Greqi kanë vendosur flamuj të kuq që tregojnë ndalimin e hyrjes në ujë.

Në Egje dhe Detin Jon janë shtuar në numër shumë të madh kandilat e purpurt dhe sipas ekspertëve shkak është bërë rritja e temperaturave të detit. Sipas Ekspertëve zonat më të rrezikshme janë në detin Egje qendror dhe verior, në Gjirin Saronik pranë Athinës , si dhe në disa ishuj në detin Jon. Megjithatë, problemi nuk është vetëm për Greqinë pasi ai prek të gjithë Detin Mesdhe.

Kandili i purpurt ka një ngjyrë rozë në vjollcë kur rritet, ndërkohë kur është shumë i vogël ai është në ngjyrë portokalli. Ndërkohë diametri maksimal që mund të arrijë është 10 cm, ndërsa tentakulat mund të rriten disa metra.

Sipas mediave të huaja, Zakinthos, Paxos, Antipaxos, Kefalonia, Gjiri Amvrakikos dhe Korfuzi janë shënuar si vendet ku janë shfaqur kandil deti vjollcë. Instituti Oqeanografik i Qendrës Greke për Kërkimet Detare thotë se “qëndrueshmëria e kandil deti vjollcë në ujërat greke mund të ketë një fole në detin Egje”.

“Rritja e temperaturave të detit po rrit shkallën e riprodhimit të tij. Nga ana tjetër, zvogëlimi i numrit të peshqve pelagjikë që ushqehen me ta u jep atyre hapësirë ​​për të përhapur kandil deti. E njëjta gjë është edhe me rënien e numrit të breshkave, të cilat janë armiku kryesor i tyre,”- tha Instituti Oqeanografik i Qendrës Greke.

Simptomat e pickimit të kandilit të purpurt dhe ndihma e parë:

– dhimbje si djegie

– skuqje e lëkurës

– të përziera

– takikardi

– dhimbje koke

– të vjella

– diarre

– probleme me frymëmarrjen

Goditja shkakton dhimbje që zakonisht zgjat 1-2 javë, skuqje dhe ënjtje por në përgjithësi nuk është vdekjeprurëse. Herë pas here, simptomat mund të jenë më të përgjithshme dhe përfshijnë marramendje, të vjella dhe diarre.

Biologu detar Christ Taclis tha se menjëherë pas pickimit të kandilit duhet të dilni nga deti më pas shpërlajeni diegien me shumë ujë deti. Hiqni mbetjet e kandilit të detit me piskatore ose kartë pasi nuk duhet ta prekni me dorë.

Më pas duhet ti vendosni akull, ilaçet kundër dhimbjeve dhe nëse simptomat pas pickimit të kandilit të purpurt janë më intensive ose të vazhdueshme, atëherë është e nevojshme të kërkoni ndihmë nga një mjek.