Dy astronaut rusë dhe një astronaute amerikane u nisën për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me një anije kozmike ruse Soyuz, pavarësisht tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë në orën 17:44 nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan.

Misioni vjen më pak se një muaj pasi anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua në Hënë, një dështim që i kujtoi industrisë ruse të hapësirës vite të tëra vështirësish.

“Soyuz” do të transportojë rusët Oleg Kononenko dhe Nikolai Chumb dhe amerikanen Loral O’Hara në ISS.

Hapësira duket të jetë një nga fushat e pakta në të cilat Rusia dhe SHBA ende bashkëpunojnë.

“Ndryshe nga ajo që ndodh në Tokë ku kombet shpesh nuk pajtohen me njëri-tjetrin, ne shkojmë shumë mirë atje lart, ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe gjithmonë kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha rusi Kononenko.

Amerikania O’Hara ka thënë më parë se ishte “e emocionuar” për misionin.

Ndërsa astronauti rus Chubb është shprehur se “atmosfera është e mirë, ekuipazhi është i gatshëm të përmbushë të gjitha detyrat që na janë besuar”.